Projekti RiskMan

Ky projekt mbështetet nga programi i Bashkimit Europian Erasmus + CBHE 2020. Qëllimi  kryesor i projektit është të promovojë edukimin e palëve të interesuara dhe arsimin e lartë, në fushën e vlerësimit të rrezikut të specieve jovendase dhe të stimulojë kërkimin dhe bashkëpunimin në menaxhimin e specieve jovendase në Rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Përgjatë vitit 2022 në takimet e realizuara ndërmjet partnereve (online dhe fizikisht) fokusi i zbatimit të tij ka qenë kryesisht:

Zhvillimi i një kursi të përshtatur për të rinjtë e papunë – nëpërmjet përgatitjes dhe zhvillimit të materialeve të kursit të përshtatur në përputhje me natyrën e projektit; të organizimit të trajnimeve me vendet partnere të projektit; hartimi i kornizës së politikave për krijimin e profesionit të ri si “Menaxheri i Riskut”. 

Kontrolli i cilësisë – me qëllim menaxhimin efektiv të projektit dhe kryerjen në kohe e me efektivitet të aktiviteteve që janë planifikuar në projekt. Për zbatimin e kësaj pakete pune është ngritur Komiteti i Cilësisë. 

Aktivitetet e shpërndarjes së veprimtarive të projektit – në të cilën janë angazhuar individualisht të gjithë partnerët. Roli i kësaj pakete pune është të lidhë projektin me aktorët kryesorë, të angazhojë shoqërinë, të rrisë ndërgjegjësimin e publikut dhe të nxisë praktikat e kapaciteteve të arsimit të lartë drejt një komuniteti të shkolluar mbi specie non-native. Gjithashtu të përgatisë dhe shpërndajë të gjitha produktet e projektit. 

Pershkrimi

Kolegji Universtar i Biznesit është partner i konsorciumit të 13 partnerëve Fitues të Projektit të Përbashkët “Educational Capacity Strengthening for Risk Management of Non-native Aquatic Species in Western Balkans (Albania, Bosnia and Herzegovina and Montenegro) / RiskMan”.

Partnerët:

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.