Kolegji Universitar i Biznesit në përmbushje të vizionit dhe misionit të tij strategjik lidhur me pikëtakimin e ofertës akademike me kërkesën e tregut të punës, jo vetëm që u mundëson studentëve kryerjen e praktikave profesionale, por edhe pas diplomimit u ofron atyre dhe mundësi punësimi dhe zhvillimi të karierës së tyre profesionale. Kjo mundësohet falë bashkëpunimeve që KUB ka vendosu me partnerët si sipërmarrje të vogla, të mesme dhe kompani të mëdha vendase dhe të huaja që operojnë brenda vendit, studio profesionale, zyra kontabël dhe studio ligjore. KUB ka një rol ndëraktiv me aktorët e biznesit në kuadër të zhvillimit të praktikave profesionale, punësimit të studentëve, transferimit të njohurive dhe shkëmbimit të ndërsjelltë të eksperiencave, për t’i dhënë një vlerë të shtuar arsimit të lartë shqiptar.
Nga studimet e përvitshme të realizuara nga Zyra e Studentit dhe Karrierës, rezulton se:
* Nga anketimt e studentëve të diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë rezulton se mbi 95% e studentëve të diplomuar janë të punësuar
* Nga anketimt e studentëve të diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë dhe Shkencave Politike rezulton se 90% e tyre janë të punësuar
* Pjesa më e madhe e studentëve të programeve profesionale janë të punësuar në profesion
* Mbi 90% e studentëve të punësuar, punojnë në profesion