Search
Close this search box.

KAMPUSI YNË

Infrastruktura KUB

KUB ka në dispozicion një kampus të bukur me dy godina (A dhe B) me nga 4 kate me infrastrukturë dhe mjedise bashkëkohore, të cilat shërbejnë për ta bërë sa më tërheqës procesin mësimor dhe sa më aktive jetën sociale. Godinat e KUB disponojnë facilitete në përmbushje të misionit edukativ dhe jo vetëm, si: salla leksionesh dhe seminaresh, laboratorë kompjuterësh, laboratarë elektrik, laborator mekanik, librari, bibliotekë, internet kafe, mjedise të gjelbërta çlodhëse, parking, ambjente të kondicionuara, etj.

Përjetoni eksperiencën më të re të KUB duke naviguar direkt në godinat realet të Kolegjit Universitar të Biznesit nëpërmjet teknologjisë më inovative 3D.

Klikoni Butonin Play !

Nuk e besoni, shikojeni vete ju 

KUB TASHME NE 3D

Godina-A-pl5yg7evtf1s9g7nt3ftpwdewrtvmdtczimfnow3yi

Godina A 3D

Godina A e Kolegjit Universitar të Biznesit është vendodhja e zyrave më të rëndësishme të institucionit si ajo e presidentit, rektorit apo dekanëve. Pjesë përbërëse e kësaj godine është dhe zyra e financës, burimeve njerëzore apo dhe zyra e karrierës. Në të janë të vendosura zyrat e stafit akademik, një numër i madh sallash leksionesh dhe seminaresh, laboratori i informatikës, biblioteka por dhe kancelaria. Hapësirat shlodhëse dhe coffee Bar janë një vlerë e shtuar e kësaj godine

Godina-B-pl5yg6h1ml0hxu90yl175elybdyieopmndyy6exi4q

Godina B 3D

Godina B e këtij institucioni është e përbërë nga laboratorët e mekanikes, elektrikes dhe kompjuterikes. Në përbërje ka një numër të madh sallash leksionesh dhe seminaresh me kapacitete të larta por dhe zyrat e senatit akademik. Pjesë përbërëse e saj është dhe salla e konferencave, takimeve, leksioneve të hapura apo workshopeve. Në këtë godinë gjenden dhe mjediset shplodhëse dhe coffe bar.

KUB TASHME NE 3D

laboratorët e informatikës I & II

Në këtë laborator, studentët projektojnë dhe zbatojnë sisteme të bazuara në një mikrokontrollues PIC16F877A duke përdorur Bordin e Zhvillimit EasyPIC. Studentët përdorin gjuhën e asamblesë dhe gjuhën e programimit C/C++ për të shkruar programe që do të ekzekutojnë dhe kontrollojnë pajisjet periferike të EasyPIC Development Board.Ky laborator përmban pajisje teknologjike dhe kompjuterë të organizuar në katër rafte rrjeti. Çdo raft përmban, përveç PC-ve, dy ndërprerës Cisco dhe një router Cisco që përdoren për të simuluar një mjedis real të rrjetit kompjuterik. Laboratori përmban gjithashtu nëntë pika aksesi Cisco dhe gjashtë rutera pa tel MikroTik për të konfiguruar rrjetet me valë.

Asset-2@72x-pl5yg8cq0933lw1ides2pqxdiumgedingbjt8m6gqk

Laboratorët e mekanikës

Ky laborator u shërben studentëve të regjistruar në programet e Teknik i Lartë Sistemesh Motorrike. Studentët mund të praktikojnë teknikat e diagnostikimt të automjeteve me paisjet bashkohore. Laboratori është gjithashtu i pajisur me dy motorra automjetesh dhe aksesorët përkatës konkretisht njëri nafte dhe tjetri benzine në mënyrë që studentët të njihen me indentifikimin e pjesëve motorrike dhe xhenerike nëpërmjet montimit të pjesëve të motorrave.  Studentet për realizimin e aftësimit të tyre profesional përdorin të gjitha materialet laboratorike nën udhëheqjen e Inxhinierëve mekanik.
Asset-3@72x-pl5yg6h1vcro64ewz5gxv77mg33zvuyjb1sf03pybu

Laboratori i Elektroteknikës

Ky laborator ofron një kuptim praktik të bazave të teknikës elektrike me fokus në qarqet DC dhe AC, përveç aplikacioneve të tjera si instalimet elektrike për banesa, projektimi dhe ndërtimi i filtrave elektrikë. Laboratori përmban disa stacione pune; secila prej tyre ka dy kompjuter (smart home control)dhe një harduer kryesor që përdoret për furnizimin dhe matjen e qarqeve elektrike AC/DC, i cili përfshin: furnizimin me energji DC, Multimeter dixhital, Gjeneratorin e Funksionit dhe Oshiloskopin.Ky laborator fokusohet në prezantimin e materialit magnetik, transformatorëve, pajisjeve të kondicionimit të energjisë, motorëve dhe sistemeve të energjisë njëfazore dhe trefazore. Janë prezantuar gjithashtu pajisjet e kontrollit të motorit, Kontrollorët Logjikë të Programueshëm (PLC).
Asset-1@72x-1-pl5yg6h28iekmoztl0so2o2mqlg9x3boxww2qvjddw

Mjediset e Rekreacionit

Kolegji Universitar i Biznesit ofron mjedise shplodhëse dhe rekreacioni për studentët e tij. E përbërë me dy godina dhe në secilën prej tyre përfshihen internet coffe Bar, mjedise të gjelbërta dhe hapësira të posaçme dedikuar biçikletave.

PYETJE TË SHPESHTA

KUB ka në dispozicion një kampus të bukur me dy godina (A dhe B) me nga 4 kate me infrastrukturë dhe mjedise bashkëkohore, të cilat shërbejnë për ta bërë sa më tërheqës procesin mësimor dhe sa më aktive jetën sociale. Godinat e KUB disponojnë facilitete në përmbushje të misionit edukativ dhe jo vetëm, si: salla leksionesh dhe seminaresh, laboratorë kompjuterësh, laboratarë elektrik, laborator mekanik, librari, bibliotekë, internet kafe, mjedise të gjelbërta çlodhëse, parking, ambjente të kondicionuara, etj.
Procesi mësimor dhe kërkimor në KUB zhvillohet në mjedise të dedikuara për këtë qëllim duke garantuar nevojat për pajisje dhe logjistikë në formimin praktikë të studentëve në disiplinat e nevojshme. Laboratori pranë godinës A mundëson mbulimin e lëndëve si: Informatikë, Kontabilitet Financiar, Kontabilitet i Aplikuar, Menaxhim Operacionesh, Statistikë, Ekonometri si dhe lëndë të tjera që lidhen ngushtë me përdorimin e kompjuterëve. Përveç zhvillimit të lëndëve mësimore, këta laborator shërbejnë edhe për t’iu ardhur në ndihmë studentëve si dhe stafit për kërkime të ndryshme shkencore. Për sa i përket praktikave për studimet e larta profesionale ato zhvillohen pranë godinës B në 3 laborator të dedikuar, të tillë si:
    • Laboratori i Elektrikës
    • Laboratori i Mekanikës
    • Laboratori i Informatikës
  • Laboratorët e KUB janë bashkëkohorë dhe ofrojnë mundësi praktike reale për studentët. Laboratorët janë në dispozicion çdo ditë nga ora 08:00-20:00.

    LINI NJë TAKIM

    Ky sajt interneti përdor Cookies!

    Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.