1980 Ka mbaruar FEUT dhe është emëruar si asistente në këtë fakultet.
1980-1989 Jep një sërë provimesh kualifikimi të nivelit universitar dhe pas-universitar, për plotësimin e kulturës së saj mësim-dhënëse.
1989 Merr gradën “Kanditat i Shkencave”, sot “Doktor i Shkencave”
1992-1994 Për shkak të ndryshimeve demokratike, studjon në Francë në ESTHUA, nga ku merr diplomën “Magister”.
1994 Merr titullin “Profesor i Associuar”
2000-2001 Merr titullin më të lartë pedagogjik “Profesor”
Gjatë viteve 1997 e në vazhdim ka bërë një sërë specializimesh në fushën e Marketingut dhe Turizmit, si në Greqi, Itali, Gjermani, Izrael, etj,
Që prej vitit 1980 e deri në 2025 ka qënë pedagoge FEUT, si lektore në fushën e Marketingut dhe Turizmit.
2025 e në vazhdim është Dekane në Fakultetin e Inxhinierisë dhe Shkencave Kompjuterike, prane KUB, Tirane.
Gjatë këtyre viteve ka botuar një sërë tekstesh mësimore për nivelin universitar, për shkollat e mesme dhe ato 9-vjeçare, si dhe monografish, artikujsh shkencorë dhe periodik.
Ka marrë pjesë aktive në konferenca e seminare shkencore, kombëtare e ndërkombëtare, si në Francë, Greqi, Itali, Gjermani, Izrael, Maqedoni, etj.
Është lektore jo vetëm brenda vendit, në nivelet të ndryshme të shkollimit si Bachelor, Master dhe në shkolla të Doktoranturës, por edhe jashtë vendit, si e tillë.
Është udhëheqëse e shumë temave të Doktoranturave, Master dhe Bachelor.
Është hartuese planesh dhe programesh mësimore në të gjitha nivelet e shkollimit, duke përfshirë jo vetëm Universitetin e Tiranës, KUB, por edhe Universitete të tjera brenda dhe jashtë vendit.