✅ Projekti RISKMAN i financuar nga Programi Erasmus + CBHE ka përmbyllur me sukses Konferencën finale , në 📍 Kampusin e Muğla Sıtkı Koçman University , Turqi.
Konferenca u zhvillua më 🗓12-16 Shtator 2022.
Kolegji Universitar i Biznesit si një nga partnerët kontribues në RISKMAN përfaqësuar nga përfaqësues së zyrës së Projekteve dhe Kërkimit Shkencor të Kolegjit Universitar i Biznesit.
▶ Gjatë konferencës fokus kryesor pati dhe diskutimi mbi eko-sistemet e zhvillimit të llojeve të ndryshme të specieve ku indikator kryesor është: temperatura e ujrave se ku munden të jetojnë, kërcënimi nga speciet e tjera që rrezikojnë ti sulmojnë si dhe specie të tjera të cilat janë në zhdukje.
• Një tjetër aspekt shumë i rëndësishëm që po ndikon në speciet ujore është edhe ngrohja globale e cila po ndryshon në mënyrë shumë të shpejtë shumë ekosisteme të specieve dhe lind nevoja për të eksperimentuar ambjente të tjera se ku përshtaten.
✔ Takimi nga afër i projektit i dha mundësinë që të gjithë partnerët ndajnë rezultatet e tyre, të diskutojnë mbi rezultatet e projektit dhe mbi të gjitha të vijojnë të mbajnë këtë network të krijuar midis tyre për një periudhë më të gjatë sesa mbyllja e RISKMAN.


