EN/AL

Projekti RISKMAN

You can share the content of this site, maybe some of your friends need to see this information.

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Kolegji Universitar i Biznesit si pjesë e Projektit “Educatinal Capacity Strengthening for Risk Management of Non-native Aquatic Species in Western Balkans – RISKMAN” së bashku me 12 partnerë të tij nga Ballkani Perëndimor dhe Bashkimit Europian, vijon të ndjekë me sukses zbatimin e vitit të dytë të tij.

Ky projekt mbeshtetet nga programi i Bashkimit Europian Erasmus + CBHE 2020. Qëllimi  kryesor i projektit është të promovojë edukimin e palëve të interesuara dhe arsimin e lartë, në fushën e vlerësimit të rrezikut të specieve jovendase dhe të stimulojë kërkimin dhe bashkëpunimin në menaxhimin e specieve jovendase në Rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Përgjatë vitit 2022 në takimet e realizuara ndërmjet partnereve (online dhe fizikisht) fokusi i zbatimit të tij ka qenë kryesisht:

Zhvillimi i një kursi të përshtatur për të rinjtë e papunë – nëpërmjet përgatitjes dhe zhvillimit të materialeve të kursit të përshtatur në përputhje me natyrën e projektit; të organizimit të trajnimeve me vendet partnere të projektit; hartimi i kornizës së politikave për krijimin e profesionit të ri si “Menaxheri i Riskut”.

Kontrolli i cilësisë – me qëllim menaxhimin efektiv të projektit dhe kryerjen në kohe e me efektivitet të aktiviteteve që janë planifikuar në projekt. Për zbatimin e kësaj pakete pune është ngritur Komiteti i Cilësisë.

Aktivitetet e shpërndarjes së veprimtarive të projektit – në të cilën janë angazhuar individualisht të gjithë partnerët. Roli i kësaj pakete pune është të lidhë projektin me aktorët kryesorë, të angazhojë shoqërinë, të rrisë ndërgjegjësimin e publikut dhe të nxisë praktikat e kapaciteteve të arsimit të lartë drejt një komuniteti të shkolluar mbi specie non-native. Gjithashtu të përgatisë dhe shpërndajë të gjitha produktet e projektit.

NA NDIQNI

© Kolegji Universitar I Biznesit        |

Crafted By  © Suli

WeCreativez WhatsApp Support
Qëndra jonë e shërbimit do tju përgjigjet në cdo moment, mjafton të na shkruani

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.