Të dashur prindër dhe familjarë,
Kolegji Universitar i Biznesit është një institucion i arsimit të lartë me financim privat në vendin tonë prej më shumë se një dekade që ushtron vepritarinë e tij në edukimin e brezave. Kolegji Universitar i Biznesit nuk është thjesht e vetëm hapësira e studentëve, stafit akademik dhe administrativ por më tepër se kaq. Familjarët/prindërit janë bashkë me maturantët kontakti i parë me KUB. Janë ata që fillojnë të hedhin dhe presin këshilla rreth institucionit përmes networkut të tyre, të marrin e të japin gjithçka e çdo gjë rreth programeve të studimit, kurrikulave, të vizitojnë e prekin nga afër mjediset e fasilitetet tona, të shohin e dëgjojnë kush është KUB e të besojnë tek misioni ynë. Janë ata që përpiqen të interpretojnë çdo gjë që ju thuhet nga drejtuesit e personat kopetentë të fushës, ku fëmija, miqtë apo të afërmit e tyre kërkojnë të drejtojnë veten. Një këshillë më shumë apo një sugjerim më tepër janë asgjë për ne dhe stafin tonë por një vlerë e jashtëzakonshme për ta, për fëmijet e tyre nesër dhe shoqërinë tonë pasnesër. Kolegji Universitar i Biznesit në misionin për të edukuar breza të tërë dhe për t’iu falur atyre dije, mban mbi supe edhe përgjegjësinë për këta aktorë vendimmarrës apo udhërrëfyes, për të qëndruar stoikë e të ftohtë në çdo hap që do të hedhin brenda në arenën KUB. Kolegji Universitar i Biznesit është dhe ka për të qenë gjeneratori i dijeve më i madhi dhe më i fuqishmi në funksionimin e këtij raporti të pathyeshëm ku familjarët janë palë me studentët tanë, e bashkë me ta dhe ne.
Prandaj ju ftojmë të besoni fort në fuqinë e ketij gjeneratori dijesh dhe shikoni e shijoni suksesin e fëmijëve, miqve apo të afërmve tuaj ne realizimin e ëndrrave, për të qënë profesionistë të denjë nesër në tregun e punës dhe shoqerisë shqiptare!