Search
Close this search box.

RRETH NESH

HISTORIKU I KUB

Kolegji Universitar I Biznesit (KUB) si institucion i arsimit të lartë jopublik, shënon fillesat e veta të veprimtarisë në sistemin e arsimit të lartë shqiptar në vitin akademik 2011-2012 me emrin  “ Akademia Profesionale e Biznesit” (APB).  KUB, lindi si një iniciativë e sipërmarrjes së lirë, duke u mbështetur në kushtet e rrethanat e krijuara, si një mundësi reale, për të dhënë një kontribut me vlerë në filozofinë e arsimimit shqiptar , me standarde bashkëkohore dhe me synimin e qartë për të kontribuar me seriozitet dhe dinjitet në arsimimin e brezave të rinj si dhe për të kontribuar në rritjen e prosperitetit, mirëqenies dhe zhvillimit në vendin tonë.

KUB  është krijuar në zbatim të ligjit Nr. 9741, datë “21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë (LAL)” dhe ka funksionuar bazuar në VKM Nr. 651, datë 14.09.2011 “Për liçensimi e “Akademisë Profesionale të Biznesit” si Institucion i Arsimit të lartë.Me Urdhër nr. 3, datë 05.01.2012 të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës (MASH),  KUB u liçensua për fillimin e veprimtarisë mësimore e kërkimore dhe akademike të programeve të studimit në përputhje me licensën e dhënë, duke filluar veprimtarinë e tij  akademike që në fillim të vitit mësimor 2011-2012, në të dy fakultetet e saj (Fakultetin e Ekonomisë dhe Fakultetin e Drejtësisë).

Asset 1

Mesazhi I Rektorit

Ky është një moment shumë emocionues për të gjithë ju studentë të rinj, pasi përkon me fillimin e një rrugëtimi të rëndësishëm në jetë, atë të karrierës universitare. Suksesi i karrierës tuaj është prioriteti ynë primar, si staf drejtues dhe akademik i Kolegjit Universitar të Biznesit, nëpërmjet angazhimit tonë serioz për të garantuar që ju të përfitoni arsim me standardet më të mira bashkëkohore në një mjedis mikpritës ku talentet dhe aftësitë që ju tashmë zotëroni, mund të zhvillohen dhe pasurohen më së miri. Ndërsa ne vazhdojmë punën e përditshme për të përmirësuar cilësinë tonë në standardet më të larta të arsimit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, mirëqënia personale dhe suksesi akademik i çdonjërit prej jush është më kryesorja në të gjitha aspektet e mbështetjes që ne ju ofrojmë.

Kjo është ajo ç’ka ne shpresojmë që ju të pranoni këtë angazhim me krenari dhe të bëheni një anëtar aktiv i komunitetit studentor të Kolegjit Universitar të Biznesit, duke dhënë më të mirën tuaj për tu bërë një student i suksesshëm dhe një profesionist i realizuar në jetë.


Suksese në jetën e bukur dhe plot sfida të dijes!


PROF. DR. YLBER BEZO
Rektori i KUB

Akreditimi

Akreditimi i parë institucional i  KUB është bërë me Urdhër të MASH, Nr. 557, datë 16.11.2012, “Për akreditimin institucional të Akademisë Profesionale të Biznesit”, dhe  akreditimi periodik, me Vendim të BA Nr. 100 datë 10.11.2017  “Për Akreditimin periodik të Institucionit të Arsimit të Lartë Akademia Profesionale e Biznesit” sot Kolegji i Universitar i Biznesit, si dhe është bërë akreditimi me urdhër të MASR Nr. 139 date 23.03.2018 “ Për hapjen e njësisë kryesore “ Bazuar në ligjin nr 80/2015  “Për Arsimit të Lartë e Kërkimit Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në RSH” dhe misionin e tij.

stafi akademik

Stafi Akademik në KUB është fryt i një përzgjedhje të kujdesshme sipas  standardeve më të larta akademike dhe intelektuale. Në KUB do të gjeni  pedagogë me tituj dhe grada shkencore, profesorë që dinë të edukojnë  brezat me dijet, modelin e një qytetari modern, të një familjari të kujdesshëm,  me etikën, sjelljen dhe kulturën më të mirë qytetare. Auditorët tanë ofrojnë  shërbimin e tyre edhe nga personalitetet më të shquara në fushën e ekonomisë  dhe të së drejtës, shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare dhe  fushave profesionale, të cilët hartojnë dhe drejtojnë me kompetencë të lartë  reformat në vendin tonë, drejtues të administratës së lartë të shtetit, ekspertë  të talentuar që zgjidhin problemet dhe udhëheqin sektorë të caktuar në fushën  e ekonomisë, të së drejtës, shkencave politike dhe fushave profesionale. 

Jemi

Të jemi një institucion proaktiv me vështrim nga e ardhmja, që u përgjigjet shpresave për ndryshim, modeleve të mësimdhënies dhe mundësive për shkëmbimin e dijes në frymë bashkëpunimi. Suksesi i karrierës tuaj është prioriteti ynë primar, si staf drejtues dhe akademik i Kolegjit Universitar të Biznesit.

Mundësojmë

Të mundësojmë një ofertë akademike elastike, duke krijuar një përvojë aktive te studentët, kërkim shkencor të aplikuar me njohje të përditësuara, shërbime me vështrim ndaj biznesit dhe sipërmarrjes, duke luajtur një rol kyç në zhvillimin e rrjeteve që mbështesin lidhjet ndërkombëtare përmes partnerëve dhe bashkëpunëtorëve tanë.

Përgatisim

Të përgatisim si Institucion i arsimit të lartë, njerëz të ditur, të kualifikuar dhe profesionistë të zotë, për të konkuruar dhe punuar në një Treg pune me standardet dhe eksperiencat më të përparuara në nivel kombëtar, rajonal dhe në nivel të Bashkimit Europian, ku aspiron të shkojë Shoqëria Shqiptare.

MISIONI YNË

KUB karakterizohet nga përgjegjshmëria dhe përkushtimi për arritje cilësore, duke pasur si synim që të jemi konkurues, dinjitozë në cilësinë e përgatitjes së specialistëve të fushës së ekonomisë, drejtësisë, shkencave politike, marrëdhënieve ndërkombëtar e atyre me karakter profesional. Misioni i KUB është të përgatisë specialistë të lartë në përputhje me prioritetet e zhvillimit të vendit, si dhe të krijojë, zhvillojë, përcjellë dhe të mbrojë dijet përmes mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe veprimtarive innovative e profesionale.

VIZIONI YNË

Të konsolidojë profilin e tij në rrjetin e Arsimit të Lartë, si një institucion i Arsimit të Lartë që konkuron në këtë rrjet përmes vlerave që ofron, me standarde të mirëpërcaktuara akademike dhe identitetin e një stafi të dalluar në fushën e arsimit dhe shkencës, kryesisht në fushat e ekonomisë, jurisprudencës, shkencave politike, marrëdhënieve ndërkombëtare, në ato profesionale, etj.
Vizioni i KUB-it fokusohet te shndërrimi i këtij institucioni të arsimit të lartë në një IAL të nivelit të lartë duke synuar mënyrën e të menduarit globalisht, kultivuar vetëdijen kozmopolite si dhe duke nxitur një kulturë të re dhe inovative të të nxënit.

Riorganizimi i Kolegjit Universitar të Biznesit

Përgjatë Vitit Akademik 2023-2024 KUB pas studimeve të tregut të realizuara në lidhje me preferencat e maturantëve në përzgjedhjet e degëve të studimeve, objektivit të KUB për të qenë një hap më parë në drejtim të ndërkombëtarizimit dhe dixhitalizimit si dhe kërkesat e tregut postmodern të punës ka riorganizuar njësitë ekzistuese, si dhe ka hapur një njësi të re kryesore dhe programe të reja studimi. Hapja dhe riorganizimi i njësive kryesore në KUB është realizuar me Urdhër Nr.165, me Nr.2569 Prot. datë 16.04.2024 të Zv.Ministrit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në RSh për “Hapjen dhe riorganizimin e njësive kryesore në Kolegjin Universitar të Biznesit”.

PYETJE MBI AKREDITIMIN

KUB është krijuar në zbatim të ligjit Nr. 9741, datë “21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë dhe funksionon bazuar në VKM Nr. 651, datë 14.09.2011 “Për licencimin e “Kolegji Universitar i Biznesit si Institucion i Arsimit të lartë”. Me Urdhër nr. 3, datë 05.01.2012 të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës ky institucion është pajisur me leje për fillimin e veprimtarisë mësimore e kërkimore dhe akademike të programeve të studimit në përputhje me licencën e dhënë, duke filluar veprimtarinë e saj akademike qysh në fillim të vitit mësimor 2011-2012, në të dy fakultetet e saj (Fakultetin e Ekonomisë dhe Fakultetin e Drejtësisë).

Programet e studimit Bachelor & Master në Fakultetin e Ekonomisë dhe Fakultetin e Drejtësisë janë licensuar bazuar në VKM Nr. 651, datë 14.09.2011.

Programet e studimit në Kolegjin e Studimeve të Larta Profesionale janë licensuar bazuar në Urdhrin Nr. 139, datë 23.03.2018

Programi i studimit Bachelor në “Informatikë Biznesi” është licensuar bazuar në Urdhrin Nr. 392, datë  10.07.2018

Programi i studimit Bachelor në “Teknologji Informacioni” është licensuar bazuar në Urdhrin Nr. 222, datë 07.07.2020.

Programi i Integruar i Studimit të Ciklit të Dytë “Master i Shkencave në Drejtësi”, 300 kredite, 5 vite akademike, është riorganizuar me Urdhrin e Ministrit të Arsimit, Sporteve dhe Rinisë Nr. 236, datë 15.07.2020.

Program Studimi Master i Shkencave në Shkenca Informatike me 3 profile: “Informatike Biznesi”, “Teknologji Informacioni”, “E-Commerce dhe Inovacion” me Urdhrin e Ministrit të Arsimit, Sporteve dhe Rinisë Nr. 340, datë 17.09.2021

Akreditimi institucional i IAL “Kolegji Universitar i Biznesit” është bërë me Urdhër të Ministrit Arsimit dhe Shkencës Nr. 557 datë 16.11.2012, “Për akreditimin institucional të Kolegjit Universitar të Biznesit”.

Gjithashtu gjatë vitit 2017 institucioni kreu akreditimin periodik nga agjencia shqiptare ASCAL dhe agjencia britanike QAA, ku në bazë të vendimit nr. 100, datë 10.11.2017.

Akreditimi Institucional Pjesor, për Kolegjin e Studimevetë Larta Profesionale (KSLP) me Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr.53, datë 09.11.2020.

Akreditimi i programeve Bachelor në Ekonomi bazohet në Urdhrin Nr. 500 datë 18.10.2012 dhe riakreditimi periodik në Urdhrin Nr. 74, datë 27.10.2018.

Akreditmi i Programeve Bachelor në Fakultetin e Drejtësisë bazohet në Urdhrin Nr. 545, datë 13.11.2012 dhe riakreditmi në Urdhrin Nr. 75, datë 27.10.2018, programi “Drejtësi” dhe Urdhrin Nr. 76, datë 27.10.2018, programi “E Drejtë Biznesi”.

Akreditimi i programeve Master Profesional në Ekonomi bazohet në Urdhrin Nr. 500 datë 18.10.2012.  Riakredituar me Urdhrin Nr.71, datë 18.12.2020 dhe Nr.72, datë 18.12.2020.

Akreditimi i programeve Master i Shkencave në Ekonomi bazohet në Urdhrin Nr. 553 datë 23.11.2016 dhe Urdhrin Nr. 562, datë 30.11.2016.

Akreditimi i programeve Master i Shkencave në Drejtësi bazohet në Urdhrin Nr. 545, datë 13.11.2012 dhe riakreditm periodik Urdhrin Nr. 77, datë 27.10.2018, programi “E Drejtë Civile & Tregtare” dhe Urdhrin Nr. 78, datë 27.10.2018, programi “E Drejtë Penale”.

Akreditimi i Programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Teknik i Lartë”, me profile: “Sisteme kompjuterike”, “Sisteme Elektrike”, “Sisteme motorike” të Kolegjit Universitar “I Biznesit” me Vendim të Bordit të Akreditimit  Nr. 73, datë 18.12.2020.

Vendimi i Bordit të Akreditimit Nr.10, datë 22.01.2021 për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar, me karakter profesional në Asistent Administrativ, në profilet: “Assistent i lartë administrativ”, “Asistent i lartë finance”, “Asistent i lartë ligjor”, të Kolegjit Universitar “I Biznesit”.

Historiku i Plotë i KUB

Kolegji Universitar  “ I Biznesit” (KUB) si institucion i arsimit të lartë jopublik, shënon fillesat e veta të veprimtarisë në sistemin e arsimit të lartë shqiptar në vitin akademik 2011-2012 me emrin  “ Akademia Profesionale e Biznesit” (KUB).  APB, lindi si një iniciativë e sipërmarrjes së lirë, duke u mbështetur në kushtet e rrethanat e krijuara, si një mundësi reale, për të dhënë një kontribut me vlerë në filozofinë e arsimimit shqiptar , me standarde bashkëkohore dhe me synimin e qartë për të kontribuar me seriozitet dhe dinjitet në arsimimin e brezave të rinj si dhe për të kontribuar në rritjen e prosperitetit, mirëqenies dhe zhvillimit në vendin tonë.
APB  është krijuar në zbatim të ligjit Nr. 9741, datë “21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë (LAL)” dhe ka funksionuar bazuar në VKM Nr. 651, datë 14.09.2011 “Për licencimin e “Akademisë Profesionale të Biznesit” si Institucion i Arsimit të lartë.
Me Urdhër nr. 3, datë 05.01.2012 të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës (MASH),  APB është pajisur me leje për fillimin e veprimtarisë mësimore e kërkimore dhe akademike të programeve të studimit në përputhje me licencën e dhënë, duke filluar veprimtarinë e tij  akademike qysh në fillim të vitit mësimor 2011-2012, në të dy fakultetet e saj (Fakultetin e Ekonomisë dhe Fakultetin e Drejtësisë). Në përputhje me vizionin dhe zhvillimin strategjik, KUB zgjeroi misionin e tij duke ofruar Studimet e Larta Profesionale me një njësi kryesore, Kolegji i Studimeve të Larta Profesionale (KSLP), I cili filloi veprimtarinë e tij me urdhër të MASR Nr. 139 datë 23.03.2018 , me dy programe studimi .

Akreditimi i parë institucional i  KUB është bërë me Urdhër të MASH, Nr. 557, datë 16.11.2012, “Për akreditimin institucional të Akademisë Profesionale të Biznesit”, dhe  akreditimi periodik, me Vendim te BA Nr. 100 datë 10.11.2017  “Për Akreditimin periodik të Institucionit të Arsimit të Lartë Akademia Profesionale e Biznesit” sot Kolegji i Universitar i Biznesit, si dhe është bërë akreditimi i pjesshëm institucional, për  shkak të hapjes se Kolegjit te Studimeve të Larta Profesionale,  me urdhër të MASR Nr. 139 date 23.03.2018 “ Për hapjen e njësisë kryesore “ Bazuar në ligjin nr 80/2015  “Për Arsimit të Lartë e Kërkimit Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në RSH” dhe misionin e tij.

Të gjitha programet mësimore të ofruara nga Fakulteti i Ekonomisë, i Drejtësisë dhe Shkencave Politike si dhe KSLP në KUB, janë të akredituara,  dhe te licensuara.

KUB në këto vite të veprimtarisë së tij, është rritur si nga pikëpamja cilësore, ashtu edhe nga  pikëpamja sasiore.  Kjo ka ardhur si rezultat i:

përvojës dhe karrierës të gjatë akademike dhe profesionale të themeluesve të këtij Institucioni;

kujdesit ne përzgjedhjen e stafit akademik elitar në fushën e arsimit të lartë;

rigorozitetit në respektimin e standardeve akademike dhe ligjore;

kreativitetit në proceset e mësimdhënies;

ndërtimit të marrëdhënieve te shëndosha dhe funksionale me studentët;

ndërtimit dhe konsolidimit të një klime marrëdhëniesh dhe kulture akademike favorizuese për stafin dhe studentët, etj.

Në saj të këtyre vlerave, KUB tashmë ka një emër në tregun e arsimit të lartë por edhe në tregun e punësimit. Ai deri tani ka diplomuar shumë ekonomistë e juristë të cilët janë të angazhuar në funksione e detyra me përgjegjësi në institucionet e qeverisjes qëndrore, në kryeministri, ministri apo struktura të tjera të qeverisjes vendore. Këtë vit ka diplomuar profesionistë me program studimi të lartë 2 vjeçar duke përmbushur një boshllëk në tregun e punësimit në vend. Kështu si sektori publik e ai privat i ka të mirëpritur studentët e diplomuar në programet e studimit të KUB duke siguruar mbi 90% të tyre të punësuar.Tashmë KUB ka vendosur në një balancë vlerash si rrallë ndonjëherë. Ato janë të dukshme dhe të prekshme në  kërkesat e tregut të punës në të gjithë dimensionet e tij. Kjo balancë vihet re si në cilësinë e procesit të arsimimit ashtu edhe në zgjerimin e misionit, duke ofruar diploma të profesionalizmit të gjerë për tregun e punës, si ato te ciklit të parë të studimit Bachelor, ne fushën e shkencave politike, teknologjisë se informacionit dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, ashtu edhe ato te ciklit të dytë Master, diploma të cilat e kanë dhënë verdiktin e tyre. Me urdhër te MASR Nr. 139 datë 23.03.2018 “ Për hapjen e njësisë kryesore “ Kolegji i Studimeve të Larta Profesionale” (KSLP), KUB ofron një risi të re në rrugën e konsolidimit të vlerave të tij.Dy njësitë bazë të KSLP , Departamenti i Studimeve të Larta Administrative dhe Departamenti i Studimeve të Larta Teknike, janë përfaqësueset e të dy programeve themelore me nga tre profile secili. Këto njësi baze, ofrojnë për tregun e punës 6 diploma të reja te asistentit/teknik të lartë.Diplomantët e parë të vitit 2019-2020 shënojnë një faqe të re në historikun e KUB të cilët me siguri do të jenë një nxitje për zhvillime të reja të KUB.Mbështetur në këto themele, pasuri dhe vlera didaktike, akademike, ligjore, strukturore, infrastrukturore, tradicionale dhe novatore, KUB punon me përkushtim duke e  realizuar misionin e  tij, për të qënë një institucion gjithnjë atraktiv, konkurues dhe elitar në tregun e arsimimit e të punësimit.  Ai ka ndërtuar vit pas viti, marrëdhënie shumë funksionale me subjektet e ndryshme private e shtetërore, kombëtare e ndërkombëtare në funksion të arsimimit dhe kualifikimit të studentëve të tij por edhe të përmirësimit dhe përditësimit të kurrikulave të programeve të studimit.

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.