Kolegji Universitar i Biznesit në kuadër të zhvillimit të vizionit të tij afatgjatë dhe në përputhje me objektivat e strategjisë ndërkombëtare te tij, i ka dedikuar në mënyre të posaçme nderkombetarizimit te insitucionit, krijimin e Zyres se Kërkimit Shkencor dhe Projekteve.
Ndërkombëtarizimi është një objektiv kryesor për Zyren e Kërkimit Shkencor në Kolegjin Universitar të Biznesit, dhe është e rëndësishme të zhvillohet një strategji e qartë dhe e strukturuar për arritjen e këtij objektivi. Kjo përfshin hartimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucione të tjera ndërkombëtare, promovimin e shkëmbimeve akademike dhe të studentëve, dhe përdorimin e teknologjisë dhe burimeve të tjera për të intensifikuar ndikimin ndërkombëtar të Zyres së Kërkimit Shkencor.
Misioni Zyrës së Kërkimit Shkencor dhe Projekteve është të promovojë dhe forcojë aftësitë e kërkimit duke rritur ndërgjegjësimin dhe bashkëpunimin me institucionet publike dhe private si në nivelet brenda vendit, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Duke funksionuar si instrument lehtësues, kjo Zyrë pjesë të misionit të saj ka përfshirjen e stafit akademik, kërkuesve dhe studentëve të KUB në projekte për zhvillim kapacitetesh, kërkime shkencore dhe studime të ndryshme të orientuara nga zhvillimet e tregut lokal dhe ndërkombëtar, politikëbërja me synim integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, etj. Zyra është përgjegjëse për zbatimin e politikës së ndërkombëtarizimit të Institucionit, duke operuar me efikasitet, efektivitet dhe shpejtësi ndaj ndryshimeve dhe nevojës për inovacion në përputhje të plotë me sistemin e vlerave që mbart Kolegji Universitar i Biznesit.
Vizionin e Kolegjit Universiar të Biznesit si një nga IAL-të të nivelit të lartë duke synuar mënyrën e të menduarit globalisht, kultivuar vetëdijen kozmopolite si dhe duke nxitur një kulturë të re dhe inovative të të nxënit;
Misionin e Institucionit për të përgatitur specialistë të lartë në përputhje me prioritetet në zhvillim që ka vendi ynë si edhe të krijojë, zhvillojë, përcjellë dijet përmes mësimdhënies, kërkimir shkencor dhe veprimtarive inovative e profesionale;
Objektivave të përcaktuara në Strategjinë e Ndërkombëtarizimit 2020-2025 të Institucionit përmes pjesëmarrjes aktive në projekt – aplikime kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe nxitjen e partneriteteve, duke promovuar KUB-in në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar.
Nderkombetarizmi per KUB per fushën e dijes, rritjen e kapaciteteve ne ofrimin e programeve ne te njëjtin stad me universitetet europane si dhe ne menyre te vacante shkembimit te eksperincave me universitete Europiane sjell nje qasje te re ne fushen e arsimit te larte ne Shqiperi.
Përgjegjës për Ndërkombëtarizimin dhe projkteve të Erasmus+ në Zyrën e kërkimit shkencor dhe projekteve
Armila Xhebraj është një profesioniste dinamike dhe mendjehapur, me pasion për inovacionin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Me një përvojë katërvjeçare si Drejtuese e Zyrës së Kërkimeve Shkencore dhe Projekteve, Armila ka demonstruar vazhdimisht aftësitë e saj të jashtëzakonshme komunikuese dhe një përkushtim të palëkundur për bashkëpunim.
Ajo është e njohur për qasjen e saj proaktive ndaj të mësuarit dhe përkushtimin e saj për të qëndruar e përditësuar me njohuritë më të fundit dhe trendet e industrisë. Ajo është gjithmonë e disponueshme për të marrë njohuri të reja dhe kërkon mundësi për të hapur fusha të reja bashkëpunimi me një mentalitet largpamës.
Përkushtimi dhe aftësia e saj për të ndërtuar marrëdhënie të forta me partnerë ndërkombëtarë, duke nxitur lidhje dhe duke krijuar mundësi për bashkëpunim që kapërcejnë kufijtë, ka çuar në partneritete të suksesshme dhe projekte inovative.
Roli i saj si Shefe e Zyrës së Kërkimeve Shkencore dhe Projekteve e ka lejuar atë të nxisë inovacione të reja, të kontribuojë në suksesin e projekteve të ndryshme dhe ju siguron të jeni të sigurt se projektet tuaja do të drejtohen nga dikush që është jo vetëm shumë i aftë, por edhe vërtet i pasionuar. për nxitjen e përparimit dhe arritjen e suksesit.
Përgjegjës për projektet në Zyrën e kërkimit shkencor dhe projekteve
PhD(c). Enea Qose është Asistent Lektor i specializuar në fushën e “Menaxhim Biznesit” me një pasion për mësimdhënien dhe i angazhuar për të nxitur rritjen intelektuale.
Ka kryer Masterin e Shkencave në “Menaxhim Agrobiznesi” në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Phd(c) Enea Qose përdor teknika inovative pedagogjike për të krijuar një mjedis mësimor stimulues, duke inkurajuar studentët të marrin pjesë në mënyrë aktive në diskutime dhe ushtrime të të menduarit kritik.
Krahas përgjegjësive të mësimdhënies, ai ka prezantuar punën e tij edhe në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kontribuar në avancimin e njohurive në fushën e tij. Përtej akademisë, ai njihet për qasjen e tij bashkëpunuese dhe mbështetëse.
Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.