EN/AL

Kolegji i studimeve të larta profesionale

“Kolegji i Studimeve të Larta Profesionale” (KSLP) është Fakulteti më i ri i Kolegjit Universitar të Biznesit, i cili është miratuar me Urdhër të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 139 datë 23.03.2018 

Departamenti i programit “ASISTENT I LARTë”

Profesionale 2 Vjeçare / 2 vite, 120 Kredite/ECTS

Profesionale 2 Vjeçare / 2 vite, 120 Kredite/ECTS

Profesionale 2 Vjeçare / 2 vite, 120 Kredite/ECTS

Departamenti i programit “TEKNIK I LARTë”

Profesionale 2 Vjeçare / 2 vite, 120 Kredite/ECTS

Profesionale 2 Vjeçare / 2 vite, 120 Kredite/ECTS

Profesionale 2 Vjeçare / 2 vite, 120 Kredite/ECTS

Departamenti i programit “Hoteleri Turizëm"

Profesionale 2 Vjeçare / 2 vite, 120 Kredite/ECTS

Profesionale 2 Vjeçare / 2 vite, 120 Kredite/ECTS

Programet e studimeve të larta profesionale, kanë si objektiv të krijojnë Drejtues, përgjegjësa, specialistë dhe teknik të lartë që t’ju përgjigjen kërkesave dhe nevojave të tregut të punës.

Në programet e studimeve të larta profesionale, mesatarja nuk është kriter! Pranohen dhe studentët me notë mesatare nën 6.5

INFO KONTAKTI PËR FAKULTETIN

Administrata e Kolegjit të Studimeve të Larta Profesionale

Adresa: Rruga Vangjel Noti, Tiranë
Kolegji Universitar i Biznesit
Godina B

Kontakt sekretaria e Kolegjit të Studimeve të Larta Profesionale

Orari: E Hënë – E Shtunë

Objektivi i programeve të studimit në Kolegjin e Studimeve të Larta Profesionale

Kolegji i Studimeve të Larta Profesionale (KSLP) është njësi e Kolegjit Universitar të Biznesit, i cili është licensuar me Urdhër të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 139 datë 23.03.2018. KSLP funksionon me një godinë të re moderne dhe me laboratorë të fjalës së fundit. Programet e studimeve të larta profesionale 2 vjeçare në KSLP kanë si objektiv të krijojnë profesionistë të lartë, që t’u përgjigjen kërkesave dhe nevojave të tregut të punës brenda dhe jashtë vendit.

NA NDIQNI

© Kolegji Universitar I Biznesit        |

Crafted By  © Suli

Programi: Teknik I Larte Sistemesh Elektrike

Programi i studimit “ Teknik i Larte i Sistemeve Elektrike”, ka për objektiv pajisjen e studentit me njohuritë bazë teknike të profesionit mbi ektroteknikën, elektronikën, sistemet dhe impiantet elektrike dhe elektronike, matjet, automatizimin, makinat elektrike dhe rjetat e transportimit dhe shpërndarjes së energjisë dhe shprehitë praktike të punës për të punuar në instalimet dhe mirmbajtjen e rjeteve elektrike, në lidhjen e mirmbajtjen e makinave elektrike, të aparaturave elektronike dhe komponentëve elektromekanikë në makinat elektrike. Futja e tyre në tregun e punës lehtësohet edhe nëpërmjet praktikave profesionale në servise dhe intershipeve e bashkëpunimeve me sektorin publik dhe privat.

Objektivi

Objektivi kryesor i programit është të pajisë studentët me aftësitë dhe njohuritë për t’u bërë profesionistë të suksesshëm sipas karakteristikave të secilit profil. Studentët do të mësojnë shkathtësitë thelbësore të profesioneve teknike duke i shërbyer nevojave dhe kërkesave të sektorit publik dhe privat.
Në funksion të këtij objektivi kryesor, programi i studimeve të larta profesionale “Teknik i Lartë” synon dhënien e një tërësie njohurish në formimin tekniko-profesional sipas specialiteteve të profilizuara për të siguruar formimin e drejtuesve teknikë të aftë për të punuar në fushat e sistemeve kompjuterike, sistemeve elektrike dhe sitemeve motorike si dhe për realizimin e studimeve të avancuara në këtë fushë. Për realizimin e këtij objektivi programi parashikon harmonizimin e njohurive, duke filluar me ato bazë, të profilit dhe ndihmëse. Në funksion të këtij objektivi kryesor, programi i studimeve të larta profesionale “Teknik i Lartë” synon dhënien e një tërësie njohurish në formimin tekniko-profesional sipas specialiteteve të profilizuara për të siguruar formimin e drejtuesve teknikë të aftë për të punuar në fushat e sistemeve kompjuterike, sistemeve elektrike dhe sitemeve motorike si dhe për realizimin e studimeve të avancuara në këtë fushë. Për realizimin e këtij objektivi programi parashikon harmonizimin e njohurive, duke filluar me ato bazë, të profilit dhe ndihmëse. Programi synon të përgatisë Teknik të Lartë të aftë për të punuar kryesisht në sektorin privat. Gjithashtu ky program synon që këta Teknik të Lartë të mund të aftësohen për vazhdimin e studimeve të mëtejshme në ciklin e parë bachelor në fushat e ngjashme. Kurrikula e ofruar optimizon njohuritë dhe krijon fleksibilitetin e nevojshëm për t’u përshatur me veçoritë që kërkon tregu specifik i profesioneve në sektorit privat.

Misioni

Programi i studimit “Teknik i Lartë i Sistemeve Elektrike” është program studimi profesional
, që i përket nivelit të 5 të kornizës shqiptare të kualifikimeve dhe zhvillohet me
120 kredite në së paku 2 vite akademike. Ai synon të japë një formim teoriko- praktik me sens
në drejtim të zbatimit praktik të njohurive në fushën elektrike të lidhjes e transportimit të
energjisë elektrike, të makinave elektrike, të aparaturave elektronike dhe të pjesëve
elektromekanike të aparaturave dhe makinave elektrike, duke perafruar dukshëm përmbajtjen e
lëndëve në nivelin e studimeve të larta profesionale në përputhje me bazën ligjore dhe aktet
nënligjore në fuqi.
Me njohuritë e mara në programin e studimit “Teknik i Lartë i Sistemeve Elektrike” studentet
fitojnw kompetenca profesionale në fushën në fushën e sistemeve elektrike dhe elektronike
duke i përgatitur për të punuar :
– si teknik elektrik për transportimin dhe mirmbajtjen e rjeteve të energjisë elektrike dhe në
sektorët e instalimeve elektrike në ndërtesa civile dhe industriale,
– si teknik elektrik në fushën e makinave elektrike në sektorët industrialë për lidhjet dhe
mirmbajtjen e transformatorëve, motorëve dhe gjeneratorëve elektrik.
– si teknik elektronik në fushën e përdorimit të elektronikes në aparaturat elektronike në sektorët
civilë dhe industrialë për lidhjet dhe mirmbajtjen e aparaturave elektronike dhe të telefonisë
fikse dhe mobile.
– si teknik elektromekanik në fushën e mirmbajtjes dhe riparimeve të pjesëve mekanike dhe
elektrike të makinave elektrike në sektorët industrialë.

Programi: Teknik I Larte Sistemesh MOTORIKE

Programi i studimit “Teknik i Lartë i Sistemeve Motorrike” është program studimi
profesional që i përket nivelit të 5 të kornizës shqiptare të kualifikimeve dhe
zhvillohet me 120 kredite në së paku 2 vite akademike. Ai synon të japë një formim teoriko-
praktik me sens në drejtim të zbatimit praktik të njohurive në fushën e mjeteve të transportit
rugor, duke perafruar dukshëm përmbajtjen e lëndëve në nivelin e studimeve të
larta profesionale në përputhje me bazën ligjore dhe aktet nënligjore në fuqi.

Misioni

Programi i studimit “Teknik i Lartë i Sistemeve Motorrike” u ofron studenteve arsimim me
dije në përputhje me nivelin 5 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve, duke u përqendruar në
krijimin e kompetencave profesionale në fushën e mjeteve të transportit rrugor duke i përgatitur
për të punuar:
– si automekanik në serviset e mirmbajtjes dhe riparimit të agregateve të sistemeve mekanike të
automjeteve,
– si elektroauto/elektronikauto për mirmbajtjen e agregateve të sistemit elektrik/elektronik dhe
diagnostifikimin e riparimin e difekteve kryesore të sistemeve të automjeteve.
– si automekanik në serviset e mirmbajtjes dhe riparimit të agregateve të sistemeve mekanike të
traktorëve dhe mjeteve bujqësore me rota dhe zinxhirë,

Programi: Teknik I Larte Sistemesh Kompjuterike

Programi i studimit “ Teknik i Larte i Sistemeve Kompjuterike”, ka për objektiv pajisjen e studentit me njohuritë bazë teknike të profesionit mbi shkencat kompjuterike, arkitekturë kompjuteri, sistemet e shfrytëzimit dhe mobile, rjeta kompjuterash dhe organizime, siguri informacioni, teknologji informacioni, inxhinieri softëere, programime të ndryshme, dizenjim dhe siguri rjetat kompjurerike,

Objektivi

Objektivi kryesor i programit të studimeve të larta është të pajisë studentët me aftësitë dhe njohuritë për t’u bërë profesionistë të suksesshëm sipas karakteristikave të secilit profil. Studentët do të mësojnë shkathtësitë thelbësore të profesioneve teknike duke i shërbyer nevojave dhe kërkesave të sektorit publik dhe privat.
Në funksion të këtij objektivi kryesor, programi i studimeve të larta profesionale “Teknik i Lartë” synon dhënien e një tërësie njohurish në formimin tekniko-profesional sipas specialiteteve të profilizuara për të siguruar formimin e drejtuesve teknikë të aftë për të punuar në fushat e sistemeve kompjuterike, sistemeve elektrike dhe sitemeve motorike si dhe për realizimin e studimeve të avancuara në këtë fushë. Për realizimin e këtij objektivi programi parashikon harmonizimin e njohurive, duke filluar me ato bazë, të profilit dhe ndihmëse. Programi synon të përgatisë Teknik të Lartë të aftë për të punuar kryesisht në sektorin privat. Gjithashtu ky program synon që këta Teknik të Lartë të mund të aftësohen për vazhdimin e studimeve të mëtejshme në ciklin e parë bachelor në fushat e ngjashme. Kurrikula e ofruar optimizon njohuritë dhe krijon fleksibilitetin e nevojshëm për t’u përshatur me veçoritë që kërkon tregu specifik i profesioneve në sektorit privat.

Misioni

Programi i studimit “Teknik i Lartë i Sistemeve Kompjuterike” është program studimi profesional jouniversitar, që i përket nivelit të 5 të kornizës shqiptare të kualifikimeve dhe zhvillohet me 120 kredite në së paku 2 vite akademike. Ai synon të japë një formim teoriko- praktik me sens në drejtim të zbatimit praktik të njohurive në fushën e teknologjisë së informacionit për lidhjen dhe mirmbajtjen e sistemeve kompjuterike, për ruajtjen e sigurisë së të informacionit, të inxhinierisë softwerë dhe qarqeve dixhitale, për të kryer programime të ndryshme dhe krijime faqesh WEB dhe mirmbajtje të sistemeve softwerë të sistemeve kompjuterike dhe për të kryer dizenjimet dhe mirmbajtjen e rjetave kompjuterike duke ruajtur sigurinë e tyre dhe të dhënave në të gjitha sektorët e organizimit të kompjuterave. Kjo gjë realizohet duke perafruar dukshëm përmbajtjen e lëndëve në nivelin e studimeve të larta profesionale. Me njohuritë e mara nw Programi i studimit “Teknik i Lartë Teknologji Informacioni” studentet fitojnë kompetenca profesionale në fushën e teknologjisë së informacionit duke i përgatitur për të punuar :
– Si teknik të sistemeve kompjuterike për të kryer lidhjet dhe mirmbajtjen e sistemeve dhe rjetave kompjuterike në serviset e tregtimit dhe mirmbajtjes së pajisjeve kompjuterike hardwere.
– Si teknik i tekonologjisë së informacionit në sektorët e lidhjeve dhe mirmbajtjes për ruajtjen e sigurisë së të dhënave dhe të informacionit, të inxhinierisë softwerë dhe qarqeve dixhitale në tërësi.
– Si teknik informatike për të kryer programime të ndryshme dhe krijime faqesh WEB të firmave dhe mirmbajtje të sistemeve softëerë të sistemeve kompjuterike në serviset e tregtimit dhe mirmbajtjes së pajisjeve kompjuterike.
– Si teknik të rjetave kompjuterike për të kryer lidhjet, dizenjimet dhe mirmbajtjen e rjetave kompjuterike duke ruajtur sigurinë e tyre dhe të dhënave në të gjitha sektorët e organizimit të kompjuterave dhe telekomunikacionit.

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.