EN/AL

NJ.S.B.C

Rreth NJSBC:

Njësia e Brendshme e Sigurimit të Cilësisë

Sigurimi i brendshëm i cilësisë është një detyrim ligjor i institucioneve të arsimit të lartë duke qenë përgjegjëse për hartimin e politikave dhe procedurave për sigurimin e cilësisë. Ky sistem, ngrihet nga institucionet e arsimit të lartë dhe funksionon nëpërmjet njësisë së sigurimit të brendshëm të cilësisë. Struktura dhe funksionet e kësaj njësie përcaktohen ne statutin e institucioneve të arsimit të lartë. NjSBC harton standardet për sigurimin e cilësisë së brendshme në përputhje me Kodin e Cilësisë. Njësia realizon vlerësime periodike për veprimtarinë mësimore dhe kërkimore shkencore. Detyrë integrale e kësaj njësie është gjithashtu realizimi i pyetësorit të studentëve çdo fund semestri, mbi cilësinë e mësimdhënies për lëndët e çdo programi të ofruara nga IAL.

NA NDIQNI

© Kolegji Universitar I Biznesit        |

Crafted By  © Suli

Albanian      English

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.