Fakulteti i Ekonomisë dhe Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Politike në KUB do të pranojnë studentë në programet e studimit të ciklit të parë, referuar nivelit 6 të kornizës Shqiptare të Kualifikimeve, në përputhje me përcaktimet e nenit 74 të Ligjit Nr 80/2015 ” Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”. Kandidatët që pranohen duhet të kenë përfunduar shkollën e mesme dhe plotësojnë kriteret e notës mesatare të përcaktuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave.
Renditja e studentëve që do të aplikojnë në programet e studimit që zhvillohen pranë secilit prej fakulteteve në KUB, për regjistrimin në ciklin e parë “Bachelor” do të bëhet duke mbajtur në konsideratë pikët që grumbullojnë kandidatët sipas notës mesatare të lëndeve në shkollën e mesme, bashkë me notat e maturës shtetërore,