Kolegji Universitar i Biznesit në kuadër të zhvillimit të vizionit të tij afatgjatë dhe në përputhje me objektivat e strategjisë ndërkombëtare te tij, i ka dedikuar në mënyre të posaçme nderkombetarizimit te insitucionit, krijimin e Zyres se Kërkimit Shkencor dhe Projekteve.

Ndërkombëtarizimi është një objektiv kryesor për Zyren e Kërkimit Shkencor në Kolegjin Universitar të Biznesit, dhe është e rëndësishme të zhvillohet një strategji e qartë dhe e strukturuar për arritjen e këtij objektivi. Kjo përfshin hartimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucione të tjera ndërkombëtare, promovimin e shkëmbimeve akademike dhe të studentëve, dhe përdorimin e teknologjisë dhe burimeve të tjera për të intensifikuar ndikimin ndërkombëtar të Zyres së Kërkimit Shkencor.

Misioni Zyrës së Kërkimit Shkencor dhe Projekteve është të promovojë dhe forcojë aftësitë e kërkimit duke rritur ndërgjegjësimin dhe bashkëpunimin me institucionet publike dhe private si në nivelet brenda vendit, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Duke funksionuar si instrument lehtësues, kjo Zyrë pjesë të misionit të saj ka përfshirjen e stafit akademik, kërkuesve dhe studentëve të KUB në projekte për zhvillim kapacitetesh, kërkime shkencore dhe studime të ndryshme të orientuara nga zhvillimet e tregut lokal dhe ndërkombëtar, politikëbërja me synim integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, etj. Zyra është përgjegjëse për zbatimin e politikës së ndërkombëtarizimit të Institucionit, duke operuar me efikasitet, efektivitet dhe shpejtësi  ndaj ndryshimeve dhe nevojës për inovacion në përputhje të plotë me sistemin e vlerave që mbart Kolegji Universitar i Biznesit.

Zyra gjatë ushrimit të aktivitetit të saj synon të kontribuojë ndjeshëm në:

Vizionin e Kolegjit Universiar të Biznesit si një nga IAL-të të nivelit të lartë duke synuar mënyrën e të menduarit globalisht, kultivuar vetëdijen kozmopolite si dhe duke nxitur një kulturë të re dhe inovative të të nxënit;

Misionin e Institucionit për të përgatitur specialistë të lartë në përputhje me prioritetet në zhvillim që ka vendi ynë si edhe të krijojë, zhvillojë, përcjellë dijet përmes mësimdhënies, kërkimir shkencor dhe veprimtarive inovative e profesionale;

Objektivave të përcaktuara në Strategjinë e Ndërkombëtarizimit 2020-2025 të Institucionit përmes pjesëmarrjes aktive në projekt – aplikime kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe nxitjen e partneriteteve, duke promovuar KUB-in në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar.

Nderkombetarizmi per KUB per fushën e dijes, rritjen e kapaciteteve ne ofrimin e programeve ne te njëjtin stad me universitetet europane si dhe ne menyre te vacante shkembimit te eksperincave me universitete Europiane sjell nje qasje te re ne fushen e arsimit te larte ne Shqiperi.

Dr. Andi Mehmeti

Përgjegjës Qendra e Kërkimit Shkencor, projekteve dhe Inovacionit, KUB

Andi Mehmeti (Ph.D.) është lektor dhe Përgjegjës i Qendrës për Kërkimin Shkencor, Projektet dhe Inovacionin në Kolegji Universitar i Biznesit. Ai gëzon një përvojë të gjerë akademike dhe profesionale ndërkombëtare në fushat e zhvillimit të qëndrueshëm, menaxhimit të mjedisit dhe energjisë, ekonomisë qarkulluese dhe inovacionit teknologjik.

Andi është diplomuar në Inxhinieri Mjedisi (profil: Trajtimi i Ujit) në Universiteti Politeknik i Tiranës (2011). Më pas, ka përfunduar studimet Master Shkencor në Menaxhimin e Burimeve të Tokës dhe Ujit në Instituti Agronomik Mesdhetar i Barit (MAIB–CIHEAM), Itali (2011–2013). Në vitin 2017, ai fitoi gradën Doktor i Shkencave në Mjedis, Burime dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në Universiteti Parthenope i Napolit dhe më pas zhvilloi një periudhë post-doktorature në Universiteti i Basilicatës.

 

Ai zotëron një përvojë të pasur në zhvillimin dhe zbatimin e projekteve kërkimore ndërkombëtare si INTERREG, PRIMA dhe Horizon 2020, duke kontribuar nga hartimi shkencor deri te menaxhimi dhe shpërndarja e rezultateve, në bashkëpunim me institucione kërkimore në Evropë, Mesdhe dhe Afrikë. Ndër të tjera, ai ka koordinoar EkoALport, projektin e parë në Shqipëri për mikrorrjete të qelizave karburant me hidrogjen në porte dhe aeroporte.

Ai është ekspert në standardet ISO për qëndrueshmëri, duke përfshirë Analizën e Ciklit të Jetës (LCA – ISO 14040/44), Eko-efikasitetin (ISO 14045), Llogaritjen e Gazeve Serë (GHG – ISO 14064), Koston e Ciklit të Jetës (LCC) dhe Analizën Sociale të Ciklit të Jetës (S-LCA). Ekspertiza e tij shtrihet gjithashtu në teknologjitë e energjisë me hidrogjen dhe qelizat karburant dhe sistemet ujë–energji–ushqim.

Dr. Mehmeti është autor dhe bashkëautor në mbi 30 publikime në revista me faktor të lartë ndikimi si MDPI, Elsevier dhe Springer Nature, me mbi 1,200 citime ndërkombëtare, h-indeks 17 dhe i10-indeks 19.

Dr. Mehmeti është gjithashtu pjesëmarrës aktiv dhe prezantues në konferenca dhe workshope ndërkombëtare, duke përfaqësuar projekte kërkimore dhe zhvillimore në fusha strategjike si tranzicioni i gjelbër, energjia e pastër dhe agroekologjia. Në vitin 2024 ai mori Çmimin “Best Poster Award” në 4th International Electronic Conference on Agronomy dhe më herët Çmimin “Best Paper Award” në një konferencë ndërkombëtare në Mbretërinë e Bashkuar. Ai ka qenë ligjërues i ftuar në Itali, Spanjë dhe Turqi, si dhe ka mbikëqyrur me sukses një sërë tezash Masteri dhe doktorature nga studentë vendas dhe të huaj.

 Ai flet rrjedhshëm anglisht dhe italisht.

Prof. Dr. Alfred Mullaj

Pas diplomimit për biologji në vitin 1977 në Universitetin e Tiranës, ka punuar për një kohë të gjatë pranë Institutit të Kërkimeve Biologjike të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Qendrës Kombëtare të Florës dhe Faunës pranë Universitetit të Tiranës dhe aktualisht pranë Qendrës së Kërkimit Shkencor, Projekteve dhe Inovacionit, Kolegjit Universitar të Biznesit.

Veprimtaria kërkimore e Alfred Mullaj është fokusuar në studimet në fushën e Florës dhe Ekologjisë. Autor dhe bashkautor i mbi 130 artikujve në revista shkencore të vendit dhe të huaja, i një numri të madh raportesh dhe monografive shkencore nga të cilat mund të përmendim botimin në katër vëllime të “Flora e Shqipërisë” (1988 – 2000), teksteve universitare, pjesmarrës
si autor apo bashkautor në shumë konferenca apo simpoziume kombëtare dhe ndërkombëtare, pjesmarrës si ekspert apo drejtues në shumë projekte. Kualifikimit të tij shkencor i kanë shërbyer edhe kualifikimet apo specializimet e shumta afatgjatë dhe afatshkurtër si në Suedi, Austri, Zvicër, Itali etj. Ka dhënë një kontribut të gjatë si Lektor dhe në udhëheqjen dhe përgatitjen e diplomave të nivelit të dytë, Master i Shkencave dhe Profesional dhe Doktor i Shkencave për studentët dhe kërkuesit e rinj etj.

Dr. Arjan Lame

Lindur në Tiranë (Shqipëri). Është diplomuar në Universitetin e Triestes (Itali) në Shkenca Politike, Marrëdhënie Ndërkombëtare. Diploma e Laureas ka qenë: “Elita Politike dhe e Ardhmja e Shqipërisë: Një tryezë e rrumbullakët me politikanë shqiptarë”. Diplomuar si kërkues shkencor (Ph.D) nga Universiteti i Triestes, në Marrëdhëniet Ndërkufitare me temën edoktorraturës: “Bashkëpunimi Ndërkufitar si Instrument për Parandalimin e Konflikteve Kufitare: Rasti i Shqipërisë dhe ish-FYROM”. Përvojën e mësimdhënies e ka inicuar gjatë shkëmbimeve të doktorraturës në Universitetin Eötvös Lorand (Hungari) dhe Cluj-Napoca (Rumani). Në fushën e kërkimit shkencor ka qenë aktiv duke filluar nga studimet universitare në Institutin e Studimeve të Evropës Lindore në Trieste dhe Institutin e Sociologjisë Ndërkombëtare në Gorizia (Trieste). Ai është studiues i fenomeneve migratore, politike dhe ndërkufitare shqiptare dhe i zhvillimeve socio-politike-ekonomike dhe të sigurisë në hapësirën ndërkufitare shqiptare dhe në vendet e Danubit.

Ai ka qenë i angazhuar në kërkimin shkencor të aplikuar për turizmin e qëndrueshëm dhe ekologjik mbi ndikimin e ndërtimit të infrastrukturës së re rrugore Shëngjin-Velipojë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Siguria ushqimore dhe veterinare është një dimension që është zhvilluar së fundmi në Institutin për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV). Është anëtarë i rrjeteve “Secure Societies” të Horizon Europe, COST Action China në Evropë si dhe COST Action Lidhja e Euroskepticizmit dhe Populizmit: shkaqet dhe pasojat (EUPopLink). Ndër artikujt shkencorë të paraqitur në konferenca ndërkombëtare që trajtojnë fenomenet e sipërpërmendura, spikat botimi i një libri: “Kufijdhe Konflikte: Territore të Fenomeneve konfliktuale”, Botimet Fishta, 2017, Tiranë.

Dr. Viliem Kurtulaj

Përgjegjës për projektet në Zyrën e kërkimit shkencor dhe projekteve

Viliem Kurtulaj është pedagog i shkencave sociale, kërkues shkencor dhe ish-diplomat. Gjatë viteve 2019-2022 ka shërbyer si diplomat në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Hungari, ku për dy vjet e gjysmë ka mbajtur pozicionin e Konsullit dhe për shtatë muaj ka qenë në cilësinë e të Ngarkuarit me Punë (Chargé d’affaires). Kurtulaj ka përvojë disa vjeçare në akademi ku për katër vjet (2018-2022) ka dhënë mësim në Universitetin Eötvös Loránd, në Budapest, si dhe në disa universitete në Tiranë. Ai gjithashtu ka përvojë menaxheriale, kërkimore dhe mësimdhënëse në Turqi, Belgjikë, Rusi dhe Shqipëri. Sa i takon studimeve, Kurtulaj i ka filluar studimet e tij në Shqipëri për t’i vazhduar në Turqi, Belgjikë, Rusi dhe Hungari ku është diplomuar për Shkenca Politike, Teori Politike, Administrim Publik, dhe Shkenca Edukimi. Përveç gjuhës shqipe, është njohës i anglishtes, turqishtes, italishtes, dhe rusishtes. Aktualisht, mban gradën shkencore PhD.

Dr(c). Enea QOSE

Përgjegjës për projektet në Zyrën e kërkimit shkencor dhe projekteve

PhD(c). Enea Qose është Asistent Lektor i specializuar në fushën e  “Menaxhim Biznesit” me një pasion për mësimdhënien dhe i angazhuar për të nxitur rritjen intelektuale.

Ka kryer Masterin e Shkencave në “Menaxhim Agrobiznesi” në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Phd(c) Enea Qose përdor teknika inovative pedagogjike për të krijuar një mjedis mësimor stimulues, duke inkurajuar studentët të marrin pjesë në mënyrë aktive në diskutime dhe ushtrime të të menduarit kritik.

Krahas përgjegjësive të mësimdhënies, ai ka prezantuar punën e tij edhe në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kontribuar në avancimin e njohurive në fushën e tij. Përtej akademisë, ai njihet për qasjen e tij bashkëpunuese dhe mbështetëse.

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.