Search
Close this search box.

Fakulteti i Ekonomisë, Drejtësisë dhe Shkencave Sociale

Fakulteti i Ekonomisë, drejtësisë dhe shkencave sociale që në hapat e parë të themelimit, ka të përcaktuar qartë vizionin, misionin dhe objektivat kryesorë të veprimtarisë së tij. Misioni, vizioni dhe objektivat, udhëheqin planifikimin akademik, zbatimin e tij në praktikë dhe njëkohësisht bëjnë të mundur përqendrimin  e të gjitha forcave të stafit akademik dhe të punonjësve ndihmës në një fokus të përbashkët, në arritjen e një shërbimi cilësor si në mësimdhënie ashtu edhe në punën kërkimore-shkencore.

Departamenti i Menaxhimit

Bachelor Ekonomi

Administrim Biznesi

Bachelor / 3 vite, 180 Kredite (ECTS)

Master Profesional Ekonomi

Menaxhim Biznesi

Bachelor / 1.5 vite, 60 Kredite (ECTS)

Master profesional Ekonomi e thelluar

Menaxhim Biznesi

Master / 2 vite, 120 Kredite (ECTS)

Master Shkencor Menaxhim Biznesi

Menaxhim në Marketing

Master / 2 vite, 120 Kredite (ECTS)

Administrim Publik

Master / 2 vite, 120 Kredite (ECTS)

Departamenti i Financës dhe Kontabilitetit

Bachelor Ekonomi

Financë Kontabilitet

Bachelor / 3 vite, 180 Kredite (ECTS)

Banka dhe Institucione Financiare

Bachelor / 3 vite, 180 Kredite (ECTS)

Master Profesional Ekonomi

Kontabilitet Financë

Master / 1 - 2 vite, 60 - 120 Kredite (ECTS)

Master profesional Ekonomi e thelluar

Kontabilitet Financë

Master / 1 - 2 vite, 60 - 120 Kredite (ECTS)

Master Shkencor Kontabilitet Auditim

Kontabilitet Auditim

Master / 2 vite, 120 Kredite (ECTS)

Departamenti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale

Bachelor

Marrëdhënie Ndërkombëtare

Bachelor / 3 vite, 180 Kredite (ECTS)

Diplomaci dhe Studime Evropiane

Bachelor / 3 vite, 180 Kredite (ECTS)

Master Shkencor

E Drejtë Penale

Master / 2 vite, 120 Kredite (ECTS)

E Drejtë Civile dhe Tregtare

Master / 2 vite, 120 Kredite (ECTS)

Program i integruar i Ciklit të dytë Master Shkencor në Drejtësi

Master Shkencor në Drejtësi

Diplomë e integruar e nivelit të dytë / 5 vite, 300 Kredite (ECTS)

INFO KONTAKTI PËR FAKULTETIN E EKONOMISË

Adresa:Gjergji Legisi, Laprake Tirane
Kolegji Universitar i Biznesit
Godina A

Kontakt sekretaria e Fakultetit të Ekonomisë

Orari: E Hënë – E Shtunë

OBJEKTIVI I PROGRAMEVE TË STUDIMIT NË FAKULTETIN E EKONOMISË, DREJTËSISË DHE SHKENCAVE SOCIALE

Fakulteti i Ekonomisë, Drejtësisë dhe Shkencave Sociale është njësi kryesore që bashkërendon veprimtarinë mësimore dhe atë kërkimore shkencore si dhe veprimtaritë me karakter profesional dhe krijues, në fushën e ekonomisë, drejtësisë dhe shkencave sociale. Ofron programe të studimit të ciklit të parë, ciklit të dytë si dhe studime të integruara të cilat janë hapur dhe akredituar në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. Në përmbushje të këtij objektivi, drejtimet ose synimet kryesore të aktiviteteve edukative, mësimore dhe shkencore, të Fakultetit të Ekonomisë, Drejtësisë dhe Shkencave Sociale do të jenë:

  • Të edukojë dhe të përgatisë studentë në fushat e ekonomisë, drejtësisë dhe shkencave sociale, me qëllim të bëhen “Liderë të mendimit dhe të veprimit”, specialistë të profileve përkatëse si: financierë, menaxherë, juristë, specialistë të marrëdhënieve ndërkombëtare, diplomacisë dhe studimeve evropiane;
  • Tu mësojë studentëve, arsyetimin e pavarur për t’u bërë një person që do të kuptojë, kontribuojë dhe menaxhojë zhvillimin e qëndrueshëm dhe të suksesshëm brenda tregtisë dhe biznesit, si dhe në shoqëri në përgjithësi;
  • Tu ofrohet studentëve edukim në lidhje me sjellje të ndryshme njerëzore nga këndvështrime të ndryshme, duke përfshirë tema të tilla si financa, kontabiliteti, drejtësia, zgjedhjet, informacioni dhe sjellja e klientëve, modelet e reja të biznesit, tregjet financiare dhe të drejtat e njeriut; 
  • Të zhvillojë mendimin kritik dhe krijues me qëllim që studentët të kontribuojnë në zhvillimin e bizneseve dhe shoqërisë shqiptare mbi bazën e njohurive dhe përgjegjësive profesionale dhe etike; 
  • Të pajisen me njohuritë dhe aftësitë për të trajtuar punë të shumëanshme në fushat e tyre të zgjedhura të institucioneve finaciare, kompanive të biznesit, shërbimit publik, institucioneve të drejtësisë, organizatave joqeveritare ose industrisë etj;
  • Të edukojë studentët që të luajnë një rol aktiv në zhvillimet dhe proceset ekonomike të vendit duke u dhënë prioritet arritjeve të standardeve europiane të arsimit të lartë në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.

Objektivi i programeve të studimit të ciklit të parë “bachelor”, të ciklit të dytë “master i shkencave” si dhe “studime të integruara”; në Fakultetin e Ekonomisë, Drejtësisë dhe Shkencave Sociale është që të zhvillohen dhe ndërkombëtarizohen; me synimin që KUB, të bëhet një ndër institucionet e arsimit të lartë ELITË; jo vetëm në vend por edhe në rajon e më gjerë; në përgatitjen cilësore të specialistëve të fushave të ekonomisë, drejtësisë dhe shkencave sociale.

Njihuni me stafin e fakultetit të Ekonomisë, Drejtësisë dhe shkencave sociale.

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.