Search
Close this search box.

Fakulteti i Inxhinierisë dhe Shkencave Kompjuterike

Fakulteti i Inxhinierisë dhe Shkencave Kompjuterike që në hapat e parë të themelimit, ka të përcaktuar qartë vizionin, misionin dhe objektivat kryesorë të veprimtarisë së tij. Misioni, vizioni dhe objektivat, udhëheqin planifikimin akademik, zbatimin e tij në praktikë dhe njëkohësisht bëjnë të mundur përqendrimin  e të gjitha forcave të stafit akademik dhe të punonjësve ndihmës në një fokus të përbashkët, në arritjen e një shërbimi cilësor si në mësimdhënie ashtu edhe në punën kërkimore-shkencore.

Departamenti i Inxhinierisë kompjuterike dhe Teknologjisë së Informacionit

Bachelor në Inxhinieri Kompjuterike

Inxhinieri Kompjuterike

Bachelor / 3 vite, 180 Kredite (ECTS)

Inxhinieri Software e Aplikuar

Bachelor / 3 vite, 180 Kredite (ECTS)

Inxhinieri Elektronike dhe Dixhitale

Bachelor / 3 vite, 180 Kredite (ECTS)

Departamenti i Informatikës së aplikuar në ekonomi

Bachelor në Informatikë Biznesi

Informatikë Biznesi

Bachelor / 3 vite, 180 Kredite (ECTS)

Teknologji Informacioni

Bachelor / 3 vite, 180 Kredite (ECTS)

Master shkencor në Shkenca Informatike

Informatikë Biznesi

Master / 2 vite, 120 Kredite (ECTS)

Teknologji Informacioni

Master / 2 vite, 120 Kredite (ECTS)

E-commerce dhe inovacion

Master / 2 vite, 120 Kredite (ECTS)

INFO KONTAKTI PËR FAKULTETIN

Administrata e Fakultetit të Inxhinierisë dhe Shkencave Kompjuterike

Adresa:Gjergji Legisi, Laprake Tirane
Kolegji Universitar i Biznesit
Godina A

Kontakt sekretaria e Fakultetit të Inxhinierisë dhe Shkencave Kompjuterike

Orari: E Hënë – E Shtunë

OBJEKTIVI I PROGRAMEVE TË STUDIMIT NË FAKULTETIN E inxhinierisë dhe shkencave kompjuterike

Fakulteti i Inxhinierisë dhe Shkencave Kompjuterike, është njësi kryesore që bashkërendon veprimtarinë mësimore dhe atë kërkimore shkencore si dhe veprimtaritë me karakter profesional, krijues dhe aplikativ, në fushën e Inxhinierisë dhe Shkencave Kompjuterike. Fakulteti i Inxhinierisë dhe Shkencave Kompjuterike ofron programe të studimeve, të cilat janë hapur dhe akredituar në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
Në përmbushje të këtij objektivi, drejtimet ose synimet kryesore të aktiviteteve edukative, mësimore dhe shkencore, të Fakultetit të Inxhinierisë dhe Shkencave Kompjuterike, do të jenë:

  • Të edukojë dhe të përgatisë studentë në fushat e inxhinierisë dhe shkencave kompjuterike, me qëllim të bëhen ;
  • Tu mësojë studentëve, arsyetimin e pavarur për t’u bërë një person që do të kuptojë, kontribuojë dhe drejtojë zhvillimin e qëndrueshëm përballë përdorimit me efikasitet të teknologjisë si dhe rolin që ka dixhitalizimi dhe kompjuterizimi në shoqëri në përgjithësi;
  • Tu mësojë studentëve, që të dentifikojnë, formulojnë, hulumtojnë literaturën dhe zgjidhin probleme komplekse kompjuterike duke arritur në përfundime të vlefshme, duke përdorur parimet themelore të matematikës, shkencave kompjuterike dhe disiplinave të fushës përkatëse;
  • Të aftësojë studentët që të dizenjojnë dhe vlerësojnë zgjidhjet për problemet e kompjuterit, sistemet, komponentët ose proceset që plotësojnë nevojat e specifikuara duke marrë parasysh çështjet e duhura për shëndetin dhe sigurinë publike, kulturore, sociale dhe mjedisore;
  • Të përgatisë studentët që të krijojnë, zgjidhin, përshtatin dhe aplikojnë teknika, burime dhe mjete moderne kompjuterike të përshtatshme për aktivitetet kompjuterike, duke kuptuar kufizimet me të cilat përballen;
  • Të përgatitjen e studentët në fushat bazë të informatikës teorike dhe të aplikuar duke siguruar progres të mëtejshëm në studimet e tyre;
  • Të aftësohen që të fitojnë njohuri bazë dhe të thelluara për një klasë të gjerë të teknikave të zgjidhjes së problemave reale informatike, rreth gjuhëve të programimit, sistemeve informatike, sistemeve të operimit, bazave të të dhënave etj;
  • Të edukojë studentët që të luajnë një rol aktiv në zhvillimet dhe proceset ekonomike të vendit duke u dhënë prioritet arritjeve të standardeve europiane të arsimit të lartë në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.

Objektivi i programeve të studimit të ciklit të parë “bachelor”, të ciklit të dytë “master i shkencave”; në Fakultetin e Inxhinierisë dhe Shkencave Kompjuterike; është që të zhvillohen dhe ndërkombëtarizohen; me synimin që KUB; të bëhet një ndër institucionet e arsimit të lartë ELITË; jo vetëm në vend por edhe në rajon e më gjerë; në përgatitjen cilësore të specialistëve të fushave të: inxhinierisë kompjuterike, inxhinierisë softawrike të aplikuar, inxhinierisë elektronike dhe dixhitale, informatikës së biznesit, teknologjisë së informacionit, e-commerce & inovacion etj,.

Njihuni me stafin e fakultetit të inxhinierisë dhe shkencave kompjuterike

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.