Në kuadër të programit Erasmus +, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Kolegji Universitar i Biznesit me Universitetin Cadiz, në Spanjë, për periudhën 2021-2027, hapet thirrja për aplikime të studentëve të nivelit Master në Fakultetin e Ekonomisë si dhe Fakultetin e Drejtësisë dhe Shkemcave Politike për semestrin e dytë, viti akademik 2023-2024, si më poshtë vijon:
Në përfundim të mobilitetit studentët do të vijojnë studimet në universitetin e tyre të origjinës pranë Kolegjit Universitar të Biznesit. Ata nuk do të paguajnë asnjë tarifë shkollimi në universitetin pritës ( University of Cadiz), por do të vazhdojnë të paguajnë tarifat që aplikohen në universitetin e tyre të origjinës (KUB-it).
Numri i bursave studimore:
- 2-3 bursa
Mundësitë e realizimit të bursës studimore është Semestri i Pranverës 2023 – 2024 sipas një Programi të skeduluar nga Universiteti i Cadiz.
Kriteret e përzgjedhjes: (sipas rëndësisë)
- Merita akademike, nota mesatare e studimeve te kryera deri me tani mbi 8.5
- Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës spanjolle minimalisht ekuivalent me nivelin B1 duke qenë se gjuha ditore e folur gjatë periudhës studimore do të zhvillohet në spanjisht.
- Universiteti i Cadiz mund të zhvillojë me ju një intervistë via-Skype për të vlerësuar njohuritë tuaja të gjuhës së huaj.
Dokumentet e nevojshme në këtë fazë të parë të shprehjes së interesit për aplikim janë:
Marrëveshja e Lëvizshmërisë së Studentëve për kryerjen e studimeve[1]. (kjo Marrëveshje do të plotësohet në fazën e dytë vetëm nga studentët e përzgjedhur fituëes)
Në vëmendjen tuaj:
- Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit dhe guidës së studentit klikoni : https://internacional.uca.es/23-24-erasmus-ka171-sms-in/
- Për përzgjedhjen e studentëve zbatohet Rregullorja për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus + KA107 International Credit Mobility.
- Formulari i Aplikimit për shprehje interesi duhet të dorëzohet në adresën e-mail: [email protected] – Koordinatore Institucionale në Zyrën e Kërkimit Shkencor dhe Projekteve për Programin Erasmus + ICM.
- Kandidatët fitues do të njoftohen në adresën e tyre të email-it.
- Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.
- Në fazën e dytë, përpara fillimit të mobilitetit kandidatët fitues plotësojnë një dokument të quajtur Learning Agreement (Marrëveshje që vendoset midis studentit që aplikon dhe universitetit të origjinës, në të cilën paracaktohen kurset me kreditet përkatëse sipas kriterit të numrit minimal të krediteve për lëndët që studenti do të ndjekë gjatë semestrit në universitetin pritës, të cilat do t’i njihen në përfundim të tij dhe në vijim të studimeve në universitetin e origjinës).
- Dokumentacioni të dorëzohet deri më datën 27/10/2023.
- KUJDES: Studenti duhet të zgjedh ato lëndë në universitetin pritës, të cilat do ti frekuentonte në KUB gjatë semestrit që do të kryhet mobiliteti. Studentët që aplikojnë për mobilitet, marrin përsipër pjesën e krediteve të pazgjedhura për shkak të ndryshimeve në programet e studimit ndërmjet KUB dhe universitetit pritës.
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit, kontaktoni në adresën e –mailit: [email protected].
Për të kryer procesin e regjistrimit, ju lutemi shkarkoni dhe plotësoni
Formularin e Aplikimit për Studentë –UC
Kolegji Universitar i Biznesit ju uroj Suksese!