EN/AL

Thirrje aplikimi për Bursa Erasmus + Kodolányi János University

Facebook
Twitter
LinkedIn

Lajmet më të fundit

Kërko postime

Kërkimi i postimeve do të funksionojë vetëm kur ju të vendosni minimalisht 5 karaktere për rezultatin që keni kërkuar.

Kategoritë

Thirrje aplikimi për Bursa Erasmus + Kodolányi János University

 Thirrje për bursa studimi për studentët në kuadër të Programit Erasmus + për komponentin KA1 International Credit Mobility në Kodolányi János University (KJU) në Budapest, Hungari.

Kolegji Universitar i Biznesit në bashkëpunim me Kodolányi János University në Budapest, Hungari në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1, fton studentët e KUB-it në  vitin e dytë (Bachelor) Fakulteti i Ekonomisë, të aplikojnë për të përfituar një bursë studimi, për një periudhë prej 4 mujore (Gusht 2020 – Dhjetor 2020)  në Kodolányi János University në Budapest, Hungari për vitin akademik 2020 – 2021.

Në përfundim të mobilitetit studentët do të vijojnë studimet në universitetin e tyre të origjinës pranë Kolegjit Universitar të Biznesit. Ata nuk do të paguajnë asnjë tarifë shkollimi në universitetin pritës (Kodolányi János University), por do të vazhdojnë të paguajnë tarifat që aplikohen në universitetin e tyre të origjinës (KUB-it).

Numri i bursave studimore

1 (një) për programin e studimit Bsc Informatikë – Biznesi

2 (dy) për programin e studimit Bsc Administrim Biznesi

Bursa përfshin:

Të dhëna të detajuara mbi bursat studimore do të publikohen pas muajit Qershor 2020.

Mbështetur në Udhëzimet e përcaktuara qartë nga Programi Erasmus + 20/22 përfshihen:

  1. Kompensimin mujor: 800 EUR/muaj
  2. Shpenzimet e udhëtimit: 360 EUR, vlerë e përcaktuar në bazë të largësisë midis universitetit pritës dhe atij të origjinës. Përllogaritja e largësisë bëhet në lidhjen e mëposhtme: http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm

 

Kush mund të aplikojë:

Studentët në vitin e dytë (Bachelor) Fakulteti i Ekonomisë, të:

Progamit të Studimit Bsc në Ekonomi me profil “Administrim Biznesi” dhe

Programi i studimit “Informatikë Biznesi”

Mundësitë e realizimit të bursës studimore është Semestri Vjeshtë 2020 – 2021 sipas një Programi i skeduluar nga Universiteti Kodolanyi Janos në Hungari:

Mbërritja: nga 29 Gusht 2020

Periudha e studimit: 31 Gusht 2020 – 12 Dhjetor 2020

Periudha e Provimeve: 14 Dhjetor 2020 – 18 Dhjetor 2020

Java e Orientimit: 31 Gusht 2020 – 5 Shtator 2020

Pushimet e vjeshtës: 26 Tetor 2020 – 30 Tetor 2020

Ditë Zyrtare Pushimi: 23 Tetor 2020, 1 Nëntor 2020

Nisja nga KJU: rekomandohet deri më 21 Dhjetor 2020

Përsoni i kontaktit të studentëve do të jetë Koordinatorja e Programit Erasmus + për studentët pritës në Universitet do të jetë: Znj.Annamária Bajusz, me adrese e-mail: [email protected]

Në vëmendje të vecantë:  
pjesëmarrja në aktivitetet e javës së orientimit është e detyrueshme për të gjithë studentët që vijnë Erasmus
!

CERTIFIKATA E MËSIMIT do të lëshohet midis periudhës 29 Gusht 2020 dhe 20 Dhjetor 2020.

Për më tepër mund t’i referoheni burimit të informacionit nga KJU: http://edu.kodolanyi.hu/prospective-students/programs/erasmus/guide-to-fall-semester-studies/

Kriteret e përzgjedhjes: (sipas rëndësisë)

  • Merita akademike, nota mesatare e studimeve te kryera deri mw tani mbi 8.5
  • Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës angleze minimalisht ekuivalent me nivelin B2 duke qenë se gjuha ditore e folur gjatë periudhës studimoree do të zhvillohet në anglisht. Universiteti Kodolanyi Janos mund të zhvillojë me ju një intervistë via-Skype për të vlerësuar njohuritë tuaja të gjuhës së huaj.

Dokumentet e nevojshme në këtë fazë të parë të shprehjes së interesit për aplikim janë:

  • Formular aplikimi
  • Letër motivimi

Marrëveshja e Lëvizshmërisë së Studentëve për kryerjen e studimeve[1].  (kjo Marrëveshje do të plotësohet në fazën e dytë vetëm nga studentët e përzgjedhur fituëes)

Në vëmendjen tuaj:

  • Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit dhe guidës së studentit klikoni : http://edu.kodolanyi.hu/prospective-students/programs/erasmus/
  • Për përzgjedhjen e studentëve zbatohet Rregullorja për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus + KA107 International Credit Mobility.
  • Formulari i Aplikimit për shprehje interesi duhet të dorëzohet në adresën e e-mail: [email protected] – Koordinatore e Projekteve pranë KUB  dhe: [email protected] –  Specialite Zyrës së Projekteve për Programin  Erasmus + ICM.
  • Dokumentacioni të dorëzohet deri më datën 25/05/2020.
  • Kandidatët fitues do të njoftohen  në adresën e tyre të email-it.
  • Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.
  • Në fazën e dytë, përpara fillimit të mobilitetit kandidatët fitues plotësojnë një dokument të quajtur Learning Agreement (Marrëveshje që vendoset midis studentit që aplikon dhe universitetit të origjinës, në të cilën paracaktohen kurset me kreditet përkatëse sipas kriterit të numrit minimal të krediteve për lëndët që studenti do të ndjekë gjatë semestrit në universitetin pritës, të cilat do t’i njihen në përfundim të tij dhe në vijim të studimeve në universitetin e origjinës).
  • KUJDES: Studenti duhet të zgjedh ato lëndë në universitetin pritës, të cilat do ti frekuentonte në KUB gjatë semestrit që do të kryhet mobiliteti. Studentët që aplikojnë për mobilitet, marrin përsipër pjesën e krediteve të pazgjedhura për shkak të ndryshimeve në programet e studimit ndërmjet KUB dhe universitetit pritës.
  • Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit, kontaktoni me Koordinatoren e Projekteve pranë KUB Dr. Irsida Dinoshi në adresën e –mailit: [email protected] .

Për të kryer procesin e regjistrimit, ju lutemi shkarkoni dhe plotësoni Formularin e Aplikimit për Studentë – KJU

Kolegji Universitar i Biznesit ju uroj Suksese!

NA NDIQNI

© Kolegji Universitar I Biznesit        |

Crafted By  © Suli

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.