📌 Fakulteti i Inxhinierisë dhe Shkencave Kompjuterike të Kolegjit Universitar të Biznesit organizon trajnimin institucional ditën e Shtunë, 🗓️më 31 Tetor 2026, ⏰Ora 10:00, në Sallën 401, 🏢Godina B
🔹 Trajnimi synon të kontribuojë në zhvillimin profesional të stafit akademik dhe në përmirësimin e proceseve të mësimdhënies, sigurimit të cilësisë dhe përdorimit të teknologjisë në arsimin e lartë.
🔹 Temat dhe lektorët:
1️⃣ Metodat e mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë; Dr. Viliem Kurtulaj
2️⃣ Sigurimi i cilësisë, zhvillimi i kurrikulave dhe përditësimi i syllabuseve në arsimin e lartë; Dr(c). Endrit Elezi dhe MSc. Anisa Melishte
3️⃣ Metodat bashkëkohore të mësimdhënies dhe inteligjenca artificiale në arsimin e lartë; MSc. Anisa Melishte
4️⃣ Përdorimi i portalit online institucional dhe administrimi i laboratorëve informatikë; Erand Suli
🤝 Ky trajnim përbën një mundësi për shkëmbimin e përvojave dhe njohurive, si dhe për forcimin e praktikave bashkëkohore në mësimdhënie dhe në administrimin institucional.
📢 Ftojmë të gjithë anëtarët e stafit akademik dhe administrativ të marrin pjesë në këtë aktivitet, duke kontribuar aktivisht në shkëmbimin e ideve dhe në zhvillimin e mëtejshëm të institucionit. Pjesëmarrja juaj është e rëndësishme!
📍 Ju mirëpresim❕