Search
Close this search box.

Qëndra “Instituti për Studime dhe Aplikime në Biznes” (ISAB) me status OJF është regjistruar me Vendim Nr.916, Datë 31.07.2014 pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqsor Tiranë dhe është  pjesë e strukturës organizative të Institucionit të Arsimit të Lartë Jopublik Kolegji Universitar “I Biznesit”.
ISAB ka si qëllim që të mbështesw veprimtarinë e stafit akademik dhe studentëve të KUB-it për realizimin e punës studimore, kërkimore – shkencore, për projekte që lidhen me realizimin e analizave ekonomike, ligjore, statistikore, anketime profesionale të treguesëve të ndryshëm që lidhen me fushat e mësipërme në procesin e edukimit dhe studiemve akademike, trajnimeve, botimeve shkencore dhe analizave të plota akademike, shkencore dhe/ose profesionale.

Misioni i ISAB është përgatitja dhe realizimi i kushteve për të ofruar Edukimin gjatë gjithë jetës, të specialistëve, ekspertëve dhe profesionalistëve të fushave të biznesit, financës, kontabilitetit etj.

Në këto vite të ushtrimit të aktivitetit të tij, ISAB i ka kushtuar vëmendje përgatitjes së programeve trajnuese për kualifikimeve të mëtejshme profesioanle të të gjithë të interesuarëve që ndjekin proceset e marrjes së Titujve Profesionale; po ashtu i ka kushtuar vëmendje kryerjes së studimeve të thelluara, analizave profesionale të biznesit.

ISAB ka orientuar vëmendjen edhe drejt angazhimit në projekte në partneritet me KUB-in dhe/ose IAL/OJF të tjerë, në programe të projekteve ndërkombëtare që mbështesin zhvillimin e Institucioneve që janë pjesë e fushës së edukimit, me synimin që Instituti nëpërmjet projekteve që zbaton t’i shërbejë rritjes dhe fuqizimit të shoqërisë shqiptare, ekonomisë, biznesit dhe më gjerë.

Objektivat

Objektivat që ISAB synon të arrijë:

  • Të ofrojë shërbime, pa qëllime fitimi, të specializuara në fushat e ekonomisë, financës, kontabilitetit, drejtësisë, studimeve profesionale, etj, duke u mbështetur në teknologjitë bashkëkohore të informacionit dhe komunikimit;
  • Të paraqesë një profil të lartë shkencor në analizat dhe studimet, nëpërmjet angazhimit të kapaciteteve më të mira të tij, si edhe duke bashkëpunuar me një staf ekspertësh vendas / të huaj
  • Të zhvillojë kulturën profesionale për specialistë të fushave të ndryshme që janë të interesuar të njohin standartet ndërkombëtare, praktikat më të mira të perëndimit, për njohuri modernë në disiplinat e ekonomisë, financave, kontabiliteti, invetimeve dhe tregjeve, drejtësisë, studiemve profesionale, analizave statistikore, si edhe në rritjen e kapaciteteve të kapitalit human, të produkteve informatike të specializuara në keto fusha, etj;
  • Të ofrojë partneritet në organizimin e Konferencave Shkencore të përbashkëta me IAL-të vendase / huaja, me qëllim publikimin e risive që sjell nëpërmjet punimeve, studimeve, analizave në secilën fushë që mbulon;
  • Të zhvillohet nëpërmjet rritjes së kapaciteteve në staf ekspertesh vendas e të huaj, si edhe në zgjerimin e portofolit të programeve trajnuese që ofron për kualifikime të larta profesionale (vijueshme). etj 

ISAB në paketën e programeve trajnuese kualifikuese që ofron ka patur një bashkëpunim të ngushtë me Shoqatën Kontabël i Miratuar duke bërë të mundur hartimin dhe zhvillimin e programit trajnues kualifikues për të gjithë studentët e diplomuar, ekonomistë, profesionistë të fushës së kontabilitetit që ndjekin trajnimet kualifikuese profesionale për rritjen e cilësisë së ushtrimit të profesionit të tyrë dhe marrjen e titujve si: Kontabël i Miratuar dhe/ose Ekspert Kontabël. ISAB ka krijuar një rrjet me ekspertë të njohur të fushave të kontabilitetit dhe financës, të SKK/ SNK dhe Raportimit Financiar, të rregullimit financiar, akademisë, ekspertë me përvojë të tregut të sigurimeve vendas dhe rajonal apo dhe me eksperiencë në tregje të mirërregulluara, juristë me eksperiencë në fushën e rregullimit financiar dhe njohës të mirë të legjislacionit tregtar e kodit civil, si dhe ekspertë me përvojë në fushat e mbrojtjes së të dhënave personale dhe të parandalimit të pastrimit të parave. Gjithmonë ka vlerësuar dhe besuar në kapacitet humane me të cilët bashkëpunon. ISAB ka bërë përpjekje për t’u integruar edhe në fushën e projekteve ndërkombëtare, nëpërmjet ofrimit të ekspertizës së tij në hartim të programeve trajnuese, profesionale, të kurrikulave të programeve të studimit në çdo cikël studimit etj, por ende nuk është pjesë e ndonjë projekti në zbatim.

INFO KONTAKTI PER INSTITUTIN

Instituti për Studime dhe Aplikime në Biznes

Adresa: Rruga Vangjel Noti, Tiranë
Kolegji Universitar i Biznesit
Godina A

Kontakt per Sekretarine

Orari: E Hënë – E Shtunë

Ndërmjetës i Pasurive të Paluajtshme

Programi Ndërmjetës i Pasurive të Paluajtshme ka si qëllim aftësimin profesional të Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme dhe certifikimin e tyre me qëllim LICENSIMIN për ushtrimin ligjor të aktivitetit të tyre profesional nga Ministria e Drejtësisë.

Përshkrimi i programit

Programi i detyrueshëm i trajnimit për ushtrimin e profesionit të “Ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme” synon aftësimin teorik, praktik dhe profesional në fushën e ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme. Programi ka për qëllim zhvillimin e personalitetit të individëve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitjen e tyre për të ofruar këshillim, negocim dhe ndërmjetësim me qëllim realizimin e transaksioneve që kanë për objekt pasuritë e paluajtshme, si dhe për krijimin e menaxhimin e një biznesi privat, si person fizik ose juridik”.

Industria e pasurive të paluajtshme si biznes por edhe si një nga sektorët më të rëndësishëm në fushën e shërbimeve është tërheqëse dhe motivuese për këdo që dëshiron të bëjë biznes apo të punësohet në këtë sektor. Në kuadrin e ndryshimeve dhe zhvillimeve të ndryshme në shoqërinë shqiptare ashtu si edhe në shumë shërbime të tjera është kthyer në domosdoshmëri që vlerësimi, negocimi dhe shitja e pasurive të paluajtshme të kryhet nga profesionistë të trajnuar me njohuritë e duhura juridike dhe ekonomike rreth tyre.

Ky program i detyrueshëm trajnimi do të hapë rrugën për përmirësimin e cilësisë së shërbimit të ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme. Kolegji Universitar i Biznesit e zhvillon veprimtarinë e tij bazuar në ligjin nr 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në RSH”. IAL vë në dispozicion infrastrukturën akademike dhe teknike në drejtim të zhvillimit me sukses të këtij programi. IAL është akredituar institucionalisht sipas legjislacionit në fuqi.

Modulet e këtij programi do të jenë të shoqëruar me shembuj dhe raste konkrete, duke i dhënë mundësi pjesëmarrësve të zbatojnë njohuritë e përftuara, si dhe të zhvillojnë aftësi interpretuese të nivelit juridik, analizues dhe vendimmarrës në lidhje me pasuritë e paluajtshme, në linjë me objektivat e modulit të ofruar.

Në fund të programit, aplikanti do ketë marrë njohuri të plota për të ushtruar profesionin e “ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme” dhe do jetë i aftë të vlerësojë nevojat e klientëve; llojet e ndryshme të pasurive të paluajtshme; regjimin juridik të pasurive të pauajtshme; njohuri të Kodit Civil në RSh; detyrimet dhe kushtet e kontratave; rreziqet kryesore që vijnë nga krimi i organizuar dhe pastrimi i parave si dhe detyrimet ligjore që burojnë nga legjislacioni i fushës.

Ky program është i përshtatshëm për individët kandidatë për të ushtruar profesionin e “Ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme”, duke përmbushur nevojat teorike dhe praktike të formimit profesional, me qëllim një edukim të vazhdueshëm, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe përftimin e njohurive të nevojshme për ushtrimin e profesionit.

Cfarë përfitoni?

Modulet

  • 1
    Regjimi juridik dhe legjislacioni i pasurive të paluajtshme.

    Orë Total: 8 orë
    (teori, praktikë, punë në grup, ushtrime, debate profesionale, kërkim i pavarur etj,.)

  • 2
    Kodi Civil në RSh

    Orë Total: 8 orë
    (teori, praktikë, punë në grup, ushtrime, debate profesionale, kërkim i pavarur etj,.)

  • 3
    Informacione rreth të drejtës tregtare

    Orë Total: 8 orë
    (teori, praktikë, punë në grup, ushtrime, debate profesionale, kërkim i pavarur etj,.)

  • 4
    Veprat penale ndaj pasurive të paluajtshme, krimi i organizuar dhe pastrimi i parave.

    Orë Total: 8 orë
    (teori, praktikë, punë në grup, ushtrime, debate profesionale, kërkim i pavarur etj,.)

  • 5
    Hartim kontratash dhe legjislacioni mbi tatim taksat

    Orë Total: 8 orë
    (teori, praktikë, punë në grup, ushtrime, debate profesionale, kërkim i pavarur etj,.)

  • 6
    Parimet themelore të vlerësimit të pronave, menaxhimi dhe mirëmbajtja e tyre.

    Orë Total: 3 orë
    (teori, praktikë, punë në grup, ushtrime, debate profesionale, kërkim i pavarur etj,.)

  • 7
    Etika profesionale dhe ndërmjetësimi dhe profesionet e lira

    Orë Total: 8 orë
    (teori, praktikë, punë në grup, ushtrime, debate profesionale, kërkim i pavarur etj,.)

  • 8
    Negocimi dhe komunikimi në pasuritë e paluajtshme.

    Orë Total: 3 orë
    (teori, praktikë, punë në grup, ushtrime, debate profesionale, kërkim i pavarur etj,.)

  • 9
    Marketimi dhe shitja në pasuritë e pauajtshme.

    Orë Total: 3 orë
    (teori, praktikë, punë në grup, ushtrime, debate profesionale, kërkim i pavarur etj,.)

  • 10
    Praktikë profesionale.

    Orë Total: 3 orë

Metodologjia e zhvillimit të trajnimit

Për metodologjinë e trajnimit, trajnerët dhe stafi akademik i Kolegjit Universitar të Biznesit do të:

  • Zhvillojnë një metodë interaktive trajnimi;
  • Bëjnë përpjekje për të ruajtur një ekuilibër mes trajtimit teorik dhe praktik të çështjeve që janë objekt diskutimi, ku prioritet do të kenë aspektet praktike;
  • Kujdesen për ndërhyrje konstruktive, të shpërndara dhe jo dominuese, duke i lënë hapësirë të bollshme diskutimeve nga pjesëmarrësit (kandidatët për ndërmjetës imobiliarë);
  • Kombinojnë njëkohësisht disa metoda të trajnimit (prezantimi verbal, prezantimi me shkrim, puna në grup, pyetjet, përdorimin e mjeteve audiovizive etj.);
  • Kenë aftësi për të prezantuar materialin pa ndonjë mbështetje dokumentare dhe për të përgatitur materialet burimore të nevojshme, mbështetjen e aspekteve teorike dhe praktike, për të vëzhguar nivelin e duhur të ndërveprimit dhe mbështetjen e metodave të trajnimit, qëllimit dhe tematikës së prezantimeve dhe për të qëndruar brenda kohës së përcaktuar për një prezantim;
  • Bashkëpunojnë me trajnerët e tjerë që janë të përfshirë në të njëjtin trajnim apo tematikë.

Mjetet dhe metodat e mësimdhënies:

TARIFA E PROGRAMIT TË DETYRUESHËM TË TRAJNIMIT

Për metodologjinë e trajnimit, trajnerët dhe stafi akademik i Koegjit Universitar të Biznesit do të:

  • Programi i detyrueshëm i trajnimit për ndërmjetës të pasurive të paluajtshme do të ofrohet nga Kolegji Universitar i Biznesit përkundrejt një tarife të përcaktuar.

  • Tarifa për ndjekjen e programit të detyrueshëm të trajnimit për ndërmjetës të pasurive të paluajtshme është 30 000 (tridhjetë mijë) lekë, e cila mbulon të gjitha kostot për organizimin e këtij programi nga ana e Kolegjit.

  • Pagesa e tarifës do të bëhet në favor të Kolegji Universitar i Biznesit dhe mund të ndahet në dy këste. Kësti i parë paguhet në fillim të programit të trajnimit dhe kësti i dytë deri në marrjen e certifikatës.

  • Pagesa e plotë e tarifës nga ana e kandidatëve për ndërmjetës të pasurive të paluajtshme, përbën kusht për marrjen e certifikatës në përfundim të programit të trajnimit.

Vlerësimi

  • Në përfundim të programit të trajnimit, kandidati për ndërmjetës i pasurive të paluajtshme do ti nënshtrohet provimit me shkrim për kontrollin e njohurive të fituara gjatë trajnimit.

  • Provimi për kontrollin e njohurive do të organizohet nga Stafi Akademik (trajnues) i Kolegjit Universitar të Biznesit, në bazë të moduleve të programit të detyrueshëm të trajnimit.

  • Provimi (me një kohëzgjatje 2 orë) vlerësohet me maksimumin e mundshëm 100 (njëqind) pikë. Konsiderohen se kanë kaluar me sukses provimin për kontrollin e njohurive, kandidatët që kanë marrë të paktën 80% të pikëve të provimit.

  • Kandidati që nuk kalon me sukses provimin, ka të drejtë të marrë pjesë në provimin e ardhshëm, pasi ka përsëritur programin e detyrueshëm të trajnimit.

Çertifikimi

  • Në përfundim të programit do të lëshohet çertifikata e vlerësimit nga IAL Kolegji Universitar i Biznesit me qëllim që të dëshmojë se kandidati ka kaluar me sukses testin e njohurive dhe ka fituar aftësitë e nevojshme për tu certifikuar si “Ndërmjetës i pasurive të paluajtshme” pas përfundimit të programit të detyrueshëm të trajnimit.

  • Pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatën përkatëse, e cila nënshkruhet nga Rektori i Kolegjit Universitar të Biznesit.

  • Në certifikatë shënohet emri, mbiemri, pikët e provimit për kontrollin e njohurive, data e lëshimit dhe numri rendor i certifikatës, nënshkrimi i drejtuesit dhe vula e institucionit trajnues.

ORARI MESIMOR

Programi i detyrueshëm i trajnimit për "Ndërmjetës të Pasurive të Paluajtshme"

ORARI MESIMOR   
Kolegji Universitar i Biznesit
Programi i detyrueshëm i trajnimit për “Ndërmjetës të Pasurive të Paluajtshme”
Grupi IV
Ditët Dt  Nr. Ora Lënda Leksion/Ushtrime/Praktikë/Punë në grup Trajnues/Lektor Kampus KUB
E hënë 15.04.2024 1 13.00-13.50 Negocimi dhe komunikimi në pasuritë e paluajtshme  Leksion Prof.Asoc.Dr. Edit Bregu Salla 102
2 14.00-14.50 Negocimi dhe komunikimi në pasuritë e paluajtshme  Leksion Prof.Asoc.Dr. Edit Bregu
3 15.00-15.50 Negocimi dhe komunikimi në pasuritë e paluajtshme  Ushtrime/Punë në grup /diskutime Prof.Asoc.Dr. Edit Bregu
Coffee Break
4 16.10-17.00 Njohuri rreth të drejtës civile dhe tregtare Leksion Ekspert. Av. Evien Dako
5 17.10-18.00 Njohuri rreth të drejtës civile dhe tregtare Leksion Ekspert. Av. Evien Dako
6 18.10-19.00 Njohuri rreth të drejtës civile dhe tregtare Ushtrime/Punë në grup/diskutime Ekspert. Av. Evien Dako
Coffee Break
7 19.20-20.10 Njohuri rreth të drejtës civile dhe tregtare Leksion Ekspert. Av. Evien Dako
E Martë 16.04.2024 1 13.00-13.50 Njohuri rreth të drejtës civile dhe tregtare Leksion Dr. Matilda Meta Salla 102
2 14.00-14.50 Njohuri rreth të drejtës civile dhe tregtare Leksion Dr. Matilda Meta
3 15.00-15.50 Njohuri rreth të drejtës civile dhe tregtare Leksion Dr. Matilda Meta
Coffee Break
4 16.10-17.00 Njohuri rreth të drejtës civile dhe tregtare Ushtrime/Punë në grup/diskutime Dr. Matilda Meta
5 17.10-18.00 Parimet them. të vlerësimit të pronave, men. & mirëmbajtja e tyre Leksion Experte Dr. Diana Bardhi
6 18.10-19.00 Parimet them. të vlerësimit të pronave, men. & mirëmbajtja e tyre Leksion Experte Dr. Diana Bardhi
Coffee Break
7 19.20-20.10 Parimet them. të vlerësimit të pronave, men. & mirëmbajtja e tyre Ushtrime/P.në grup/Diskutime Experte Dr. Diana Bardhi
E mërkurë 17.04.2024 1 13.00-13.50 Etika Profesionale, ndërmjetësimi dhe profesionet e lira Leksion Dr.Ardi Bezo Salla 102
2 14.00-14.50 Etika Profesionale, ndërmjetësimi dhe profesionet e lira Leksion Dr.Ardi Bezo
3 15.00-15.50 Etika Profesionale, ndërmjetësimi dhe profesionet e lira Ushtrime Dr.Ardi Bezo
Coffee Break
4 16.10-17.00 Etika Profesionale, ndërmjetësimi dhe profesionet e lira Leksion Dr.Ardi Bezo
17.10-18.00 Etika Profesionale, ndërmjetësimi dhe profesionet e lira Leksion Dr.Ardi Bezo
5 18.10-19.00 Etika Profesionale, ndërmjetësimi dhe profesionet e lira Ushtrime/Punë në grup/diskutime Dr.Ardi Bezo
Coffee Break
7 19.20-20.10 Legjislacioni mbi tatim-taksat Leksion Msc.Stiljana Hasanki                    Eksperte e fushës
8 20.20-21.10 Legjislacioni mbi tatim-taksat Leksion Msc.Stiljana Hasanki                    Eksperte e fushës
E enjte 18.04.2024 1 13.00-13.50 Regjimi juridik i pasurive të paluajtshme Leksion Dr. Artan Manushaqe Salla 102
2 14.00-14.50 Regjimi juridik i pasurive të paluajtshme Leksion Dr. Artan Manushaqe
3 15.00-15.50 Regjimi juridik i pasurive të paluajtshme Ushtrime Dr. Artan Manushaqe
Coffee Break
4 16.10-17.00 Regjimi juridik i pasurive të paluajtshme Leksion Dr. Artan Manushaqe
5 17.10-18.00 Etika Profesionale, ndërmjetësimi dhe profesionet e lira Leksion Prof.Asoc. Shpëtim Cami
6 18.10-19.00 Etika Profesionale, ndërmjetësimi dhe profesionet e lira Leksion Prof.Asoc. Shpëtim Cami
Coffee Break
7 19.20-20.10 Hartim Kontratash Leksion Dr. Ardvin Kraja
8 20.20-21.10 Hartim Kontratash Leksion Dr. Ardvin Kraja
E premte 19.04.2024 1 13.00-13.50 Regjimi juridik i pasurive të paluajtshme Leksion Dr. Elsa Haxha Salla 102
2 14.00-14.50 Regjimi juridik i pasurive të paluajtshme Leksion Dr. Elsa Haxha
3 15.00-15.50 Regjimi juridik i pasurive të paluajtshme Leksion Dr. Elsa Haxha
Coffee Break
4 16.10-17.00 Regjimi juridik i pasurive të paluajtshme Ushtrime Dr. Elsa Haxha
5 17.10-18.00 Legjislacioni mbi tatim-taksat Leksion Experte. Stiliana Hasanki
6 18.10-19.00 Legjislacioni mbi tatim-taksat Ushtrime/P.në grup/Diskutime Experte. Stiliana Hasanki
Coffee Break
7 19.20-20.10 Legjislacioni mbi tatim-taksat Leksion Experte. Stiliana Hasanki
8 20.20-21.10 Legjislacioni mbi tatim-taksat Ushtrime/P.në grup/Diskutime Experte. Stiliana Hasanki
E Shtunë 20.04.2024 1 09.00-09.50 Veprat penale ndaj pas. të pal., krimi i org. dhe pastrimi i parave Leksion Expert Agim Muslia                Salla 102
2 10.00-10.50 Veprat penale ndaj pas. të pal., krimi i org. dhe pastrimi i parave Leksion Expert Agim Muslia             
3 11.00-11.50 Veprat penale ndaj pas. të pal., krimi i org. dhe pastrimi i parave Ushtrime/P.në grup/Diskutime Expert Agim Muslia               
Coffee Break
4 12.10-13.00 Veprat penale ndaj pas. të pal., krimi i org. dhe pastrimi i parave Leksion Expert Agim Muslia               
5 13.10-14.00 Veprat penale ndaj pas. të pal., krimi i org. dhe pastrimi i parave Leksion Expert Agim Muslia             
6 14.10-15.00 Veprat penale ndaj pas. të pal., krimi i org. dhe pastrimi i parave Ushtrime/P.në grup/Diskutime Expert Agim Muslia               
Coffee Break
7 15.20-16.10 Veprat penale ndaj pas. të pal., krimi i org. dhe pastrimi i parave Leksion Expert Agim Muslia               
8 16.20-17.10 Veprat penale ndaj pas. të pal., krimi i org. dhe pastrimi i parave Leksion Expert Agim Muslia             
E hënë 21.04.2024 1 13.00-13.50 Marketimi dhe Shitja Leksion Dr.Lorena Bezo Salla 102
2 14.00-14.50 Marketimi dhe Shitja Leksion Dr.Lorena Bezo
3 15.00-15.50 Marketimi dhe Shitja Leksion Dr.Lorena Bezo
Coffee Break
4 17.00-17.50 Marketimi dhe Shitja Leksion Dr.Lorena Bezo
5 18.05-18.55 Hartim Kontratash Leksion Dr. Ardvin Kraja
6 19.10-20.00 Legjislacioni mbi tatim-taksat Leksion Experte. Stiliana Hasanki
E martë 22.04.2024 1 13.00-13.50 Praktikë Njohje me proceset e punës Prof.Asoc.Dr. Edit Bregu Salla 102
2 14.00-14.50 Praktikë Njohje me proceset e punës Prof.Asoc.Dr. Edit Bregu
3 15.00-15.50 Praktikë Njohje me proceset e punës Prof.Asoc.Dr. Edit Bregu
Coffee Break
4 16.10-17.00 Hartim Kontratash Leksion Dr. Ardvin Kraja
5 17.10-18.00 Hartim Kontratash Leksion Dr. Ardvin Kraja
6 18.10-19.00 Hartim Kontratash Leksion Dr. Ardvin Kraja
Coffee Break
7 19.20-20.10 Hartim Kontratash Ushtrime Dr. Ardvin Kraja
8 20.20-21.10 Hartim Kontratash Ushtrime Dr. Ardvin Kraja
Provimi përfundimtar Dt. 27.04.2024 Ora: 11.00 Kampus KUB
Kordinatore Drejtor Ekzekutiv ISAB
Lorela REÇI Dr. Ardi BEZO
Drejtor i Trajnimit
Prof.Asoc.Dr. Edit BREGU

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.