VIZITË MOBILITETI TË STAFIT AKADEMIK NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS + PRANË WSHIU UNIVERSITY NE POZNAN, POLONI

You can share the content of this site, maybe some of your friends need to see this information.

Facebook
Twitter
LinkedIn

🎓 Vizitë mobiliteti te stafit akademik ne kuader te programit Erasmus + prane WSHIU University ne Poznan, Poloni🇵🇱

📌 Si pjesë e bashkëpunimit ndërkombëtar në zhvillim, Dr. Irsida Dinoshi zv.Dekane e Fakultetit të Ekonomisë, Drejtësisë dhe Shkencave Sociale dhe Dr. Ledia Sula Pergjegjesë e Departamentit të Menaxhimit, mbajtën një leksion të hapur për studentët e Menaxhimit të këtij Universiteti.

✔️ Vizita akademike ishte një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer përvoja, për të zgjeruar horizontet dhe për të krijuar marrëdhënie që, shpresojmë, do të rezultojnë në nisma të mëtejshme të përbashkëta, duke përfshirë programet e shkëmbimit të studentëve dhe stafit mësimdhënës.

🎓 Një nga temat e shumta të diskutuara gjatë takimeve me Drejtues te WSHIU University ishte mundësia e bashkëpunimit në fushat kulturore, arsimore dhe shkencore.

🎓Gjithashtu diskutuam për projekte inovative arsimore dhe mundësitë e përdorimit të teknologjive moderne në procesin e mësimdhënies. Themeluesja e WSHIU Akademia Nauk Stosowanych / Universiteti WSHIU, znj. Magdalena Górska, prezantoi planet për zhvillimin e Universitetit dhe bashkëpunimin e tyre me universitetet dhe institucionet e huaja.

Ajo diskutoi mbi sfidat dhe qëllimet aktuale për Universitetin dhe vizionin interesant të strategjisë së zhvillimit për vitin e ardhshëm akademik 2025/2026.

🤝Rektori i WSHIU University Prof. Juljan Maj në takimin nga afër percolli faleminderimet e sinqerta për praninë e znj.Dinoshi dhe znj.Sula per vizitën e tyre ne ambjentet e Universitetit, për profesionalizmin, angazhimin e tyre dhe ndarjen e eksperiencave në fushën e edukimit te studentet nderkombetarë të programit të Menaxhimit.

😍 Jemi krenarë që studentët tanë mund të marrin pjesë në ngjarje të tilla dhe të përfitojnë nga njohuritë e ekspertëve jashtë vendit 🌍📚

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.