Në kuadër të programit të mobiliteteve Erasmus+, hapet thirrja për stafin akademik me kohë të plotë për aplikime për grante mobiliteti në “Dimitrie Cantemir” University, Târgu Mureș, Rumani për vitin akademik 2026-2027.
Informacione kyç:
• Kohëzgjatja minimale e mobilitetit është 5 ditë pune.
• Përfshirje në mësimdhënie (8 orë) ose pjesëmarrje në aktivitet trajnimi të organizuar nga institucioni pritës
• Aktivitetet mësimore duhet të përfshihen në kurrikulën e Programit të Studimit të institucionit pritës.
• Stafi akademik duhet të demonstrojë kompetencë në gjuhën angleze të paktën në nivelin B2.
Periudha e mobilitetit:
7-11 dhjetor ose 14-18 dhjetor(të gjitha shpenzimet të mbuluara nëpërmjet grantit individual Erasmus+ KA171).
Numri i granteve: 2 grante për mësimdhënie (teaching)
Aplikimi
Duhet të dorëzohen dokumentat e mëposhtëme:
Kriteret e përzgjedhjes:
- Kontributi dhe përfitimet e mobilitetit për institucionin pritës dhe Kolegjin Universitar të Biznesit,
- Përshtatshmëria e disiplinës akademike të kandidatit për mobilitetin,
- Mundësia e barabartë e pjesëmarrjes në projekte të tilla mobiliteti,
- Veprimtaria pedagogjike ose arritjet e kandidatit në Kolegjin Universitar të Biznesit.
Procesi i përzgjedhjes do të zbatohet në mënyrë të drejtë dhe transparente nga komisioni Ad-Hoc i ngritur për përzgjedhjen e stafit.
Dokumentacioni i kërkuar, duhet të dërgohet në adresën e-mailit: erasmusoffice@kub.
Afati për të aplikuar: 8 nëntor 2026
Kolegji Universitar i Biznesit ju inkurajon të bëheni pjesë e veprimtarive të tilla dhe ju uron suksese në aplikimin tuaj!





