Hapet thirrja për grante mobiliteti në Open University of Cyprus, Qipro për vitin akademik 2026-2027

You can share the content of this site, maybe some of your friends need to see this information.

Facebook
Twitter
LinkedIn

Në kuadër të programit të mobiliteteve Erasmus+, hapet thirrja për stafin akademik me kohë të plotë për aplikime për grante mobiliteti në Open University of Cyprus, Latsia, Qipro për vitin akademik 2026-2027.

Informacione kyç:
• Kohëzgjatja minimale e mobilitetit është 5 ditë pune.
• Kërkohet një minimum prej 8 orësh mësimdhënie.
• Aktivitetet mësimore duhet të përfshihen në kurrikulën e Programit të Studimit të institucionit pritës.
• Stafi akademik duhet të demonstrojë kompetencë në gjuhën angleze të paktën në nivelin B2.

Kohëzgjatja e mobilitetit:

5 ditë (përjashto ditët e udhëtimit) (të gjitha shpenzimet të mbuluara nëpërmjet grantit individual Erasmus+ KA171).

Numri i granteve: 1-2

Lloji i mobilitetit:

·         Shkëmbim i stafit akademik (me angazhim full-time) për mësimdhënie.

Aplikimi

Duhet të dorëzohen dokumentat e mëposhtëme:

Kriteret e përzgjedhjes: 

  • Kontributi dhe përfitimet e mobilitetit për institucionin pritës dhe Kolegjin Universitar të Biznesit,
  • Përshtatshmëria e disiplinës akademike të kandidatit për mobilitetin,
  • Mundësia e barabartë e pjesëmarrjes në projekte të tilla mobiliteti,
  • Veprimtaria pedagogjike ose arritjet e kandidatit në Kolegjin Universitar të Biznesit.
  • Afati i kryerjes së mobilitetit është deri në fund të muajit qershor.

Procesi i përzgjedhjes do të zbatohet në mënyrë të drejtë dhe transparente nga komisioni Ad-Hoc i ngritur për përzgjedhjen e stafit.

Dokumentacioni i kërkuar, duhet të dërgohet në adresën e-mailit: erasmusoffice@kub.edu.al ose të dorëzohet personalisht në Zyrën Erasmus+ në Qendrën e Kërkimit Shkencor, Projekteve dhe Inovacionit.

Afati për të aplikuar: 1 qershor 2026

Kolegji Universitar i Biznesit ju inkurajon të bëheni pjesë e veprimtarive të tilla dhe ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.