Thirrje per Bursë Erasmus + në Open University of Cyprus (Qipro)

You can share the content of this site, maybe some of your friends need to see this information.

Facebook
Twitter
LinkedIn

Në kuadër të programit Erasmus+, International Credit Mobility, i nënshkruar mes Open University of Cyprus (Qipro) dhe Kolegjit Universitar të Biznesit, hapet thirrja për aplikime të studentëve të nivelit bachelor dhe master për vitin akademik 2025-2026 (semestri i dytë), si më poshtë vijon:

  • Studentë nga cikli Bachelor për vitin akademik 2025-2026;
  • Studentë nga cikli Master për vitin akademik 2025-2026;

Fushat e studimit:

  • Të gjitha fushat e studimit

Kush mund të aplikojë:

  • Studentët që janë duke ndjekur studimet në programet Bachelordhe Master.

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Vlerësimi i letrës motivuese.
  • Nota mesatare e studimeve.
  • Niveli i njohjes së gjuhës angleze ose gjuhës së universitetit pritës.

Studentët aplikantë do të ftohen për intervistë.

Dokumentet e nevojshme në këtë fazë të parë të shprehjes sëinteresit për aplikim janë:

  • Formular aplikimi
  • Letër motivimi

Formulari i Aplikimit për shprehje interesi duhet të dorëzohet nëadresën e e-mailit:
[email protected]

Afati i aplikimit: 03 Nëntor 2025
Për të kryer procesin e aplikimit, ju lutemi shkarkoni dhe plotësoni Formularin e Aplikimit!
Kolegji Universitar i Biznesit ju uron suksese!

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.