📌 Në kuadër të programit të shkëmbimeve studentore Erasmus+, hapet thirrja për aplikime për grante mobiliteti për studime ose praktikë për vitin akademik 2026-2027.
🎓 Kohëzgjatja: 1 semestër
📚 Programet e studimit: Të gjitha programet
👩🎓 Kush mund të aplikojë: Studentët e KUB në programet Profesionale, Bachelor dhe Master
✅ Kriteret e përzgjedhjes:
- Nota mesatare
- Niveli i gjuhës angleze ose gjuhës së universitetit pritës
🗣️ Aplikantët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.
📩 Për më shumë informacion dhe aplikim:
[email protected]
Ose pranë Zyrës së Qendrës së Kërkimit Shkencor, Projekteve dhe Inovacionit në KUB.
⏳ Afati i aplikimit: 30 Nëntor 2026
🚀 Mos e humb këtë mundësi për një eksperiencë ndërkombëtare që do të pasurojë formimin tënd akademik dhe profesional!





