Në kuadër të programit Erasmus+, International Credit Mobility, i nënshkruar mes University of Cadiz (Spanjë) dhe Kolegjit Universitar të Biznesit, hapet thirrja për aplikime të studentëve të nivelit bachelor dhe master për vitin akademik 2025-2026 (semestri i parë), si më poshtë vijon:
– Studentë nga cikli Bachelor për vitin akademik 2025-2026;
– Studentë nga cikli Master për vitin akademik 2025-2026;
Kohëzgjatja totale: 1 semestër (5 muaj)
Bursa e udhëtimit: 309 EUR
Bursa e studimit: (850 EUR në muaj)
Numri i bursave: 2
Fushat e studimit:
- Të gjitha fushat e studimit
Kush mund të aplikojë:
Studentët që janë duke ndjekur studimet në programet Bachelor dhe Master.
Kriteret e përzgjedhjes: (sipas rëndësisë)
- Vlerësimi i letrës motivuese.
- Nota mesatare e studimeve.
- Niveli i njohjes së gjuhës angleze ose gjuhës së universitetit pritës.
Studentët aplikantë do të ftohen për intervistë.
Dokumentet e nevojshme në këtë fazë të parë të shprehjes së interesit për aplikim janë:
- Formular aplikimi
- Letër motivimi
Në vëmendjen tuaj:
- Për përzgjedhjen e studentëve zbatohet Rregullorja për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus + KA107 International Credit Mobility.
Formulari i Aplikimit për shprehje interesi duhet të dorëzohet në adresën e e-mailit: [email protected]
- Afati i aplikimit: 18 maj 2025
Për të kryer procesin e aplikimit, ju lutemi shkarkoni dhe plotësoni Formularin e Aplikimit!
Kolegji Universitar i Biznesit ju uron suksese!





