Thirrje aplikimi për grante studentore në Universidad de Castilla – La Mancha (Spanjë)

You can share the content of this site, maybe some of your friends need to see this information.

Facebook
Twitter
LinkedIn

Në kuadër të programit Erasmus+, International Credit Mobility, i nënshkruar mes Universidad de Castilla – La Mancha (Spanjë) dhe Kolegjit Universitar të Biznesit, hapet thirrja për aplikime të studentëve të nivelit bachelor dhe master për vitin akademik 2025-2026 (semestri i parë), si më poshtë vijon:

–       Studentë nga cikli Bachelor për vitin akademik 2025-2026;

–       Studentë nga cikli Master për vitin akademik 2025-2026;

Kohëzgjatja totale: 1 semestër (3-5 muaj)

Bursa e udhëtimit: 360 EUR

Bursa e studimit: (850 EUR në muaj)

Numri i bursave: 1

Fushat e studimit:

  • Të gjitha fushat e studimit

Kush mund të aplikojë:

Studentët që janë duke ndjekur studimet në programet Bachelor dhe Master.

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Nota mesatare e studimeve
  • Niveli i njohjes së gjuhës angleze ose gjuhës së universitetit pritës
  • Vlerësimi i letrës motivuese

Dokumentet e nevojshme në këtë fazë të parë të shprehjes së interesit për aplikim janë:

Studentët aplikantë do të ftohen për intervistë.

Në vëmendjen tuaj:

  • Për përzgjedhjen e studentëve zbatohet Rregullorja për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus + KA107 International Credit Mobility. 

Formulari i Aplikimit për shprehje interesi duhet të dorëzohet në adresën e e-mailit: [email protected]

  • Afati i aplikimit: 18 maj 2025

Për të aplikuar, ju lutemi shkarkoni dhe plotësoni Formularin e Aplikimit.

Kolegji Universitar i Biznesit ju uron suksese!

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.