Thirrje aplikimi për grante studentore në Kolegjin e Utenës (Lituani)

You can share the content of this site, maybe some of your friends need to see this information.

Facebook
Twitter
LinkedIn

Në kuadër të programit Erasmus+, International Credit Mobility, i nënshkruar mes Kolegjit të Utenës (Lituani) dhe Kolegjit Universitar të Biznesit, hapet thirrja për aplikime për grante studentore mobiliteti për vitin akademik 2025-2026 (semestri i parë).

Kohëzgjatja e studimeve: 1 semestër (5 muaj)
Bursa e udhëtimit: 360 EUR
Bursa e studimit: (850 EUR në muaj)
Numri i bursave: 3
Fushat e studimit:
– Të gjitha fushat e studimit

Kush mund të aplikojë:
Studentët që janë duke ndjekur studimet në programet Bachelor dhe Master.

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Nota mesatare e studimeve
  • Niveli i njohjes së gjuhës angleze ose gjuhës së universitetit pritës
  • Vlerësimi i letrës motivuese

Dokumentet e nevojshme në këtë fazë të parë të shprehjes së interesit për aplikim janë:

Studentët aplikantë do të ftohen për intervistë.

Në vëmendjen tuaj:

  • Për përzgjedhjen e studentëve zbatohet Rregullorja për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër- institucionale në Kuadër të Programit Erasmus + KA107 International Credit Mobility. Për të dorëzuar formularin e aplikimit ose për të marrë më tepër informacion rreth këtyre granteve të mobilitetit, drejtohuni në adresën e e-mailit: [email protected]
  • Afati i aplikimit: 3 gusht 2025

Për të aplikuar, ju lutemi shkarkoni dhe plotësoni Formularin e Aplikimit.

Kolegji Universitar i Biznesit ju uron suksese!

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.