Thirrje aplikimi për Bursa në Haute Ecole Lucia de Brouckere

You can share the content of this site, maybe some of your friends need to see this information.

Facebook
Twitter
LinkedIn

Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Haute Ecole Lucia de Brouckere, Bruksel dhe Kolegjit Universitar të Biznesit për periudhën 2021-2027, hapet thirrja për aplikime të studentëve të nivelit bachelor në Fakultetit të Ekonomisë, Drejtësisë dhe Shkencave Sociale. për semestrin e parë, viti akademik 2024-2025, si më poshtë vijon:

  • Studentë nga cikli Bachelor për vitin akademik 2024-2025;
  • Kohëzgjatja totale (muaj të plotë): 5
  • Udhëtimi: 250 EUR
  • Mbështetje individuale: 850 EUR në muaj
  • Numri i granteve: 2 grante
  • Fushat e studimit:
    • Drejtësi;
    • Marketing;
    • Marrëdhënie me publikun

Kriteret për aplikim:

Studentët duhet të kenë:

  • Njohuri shumë të mira të gjuhës frënge, niveli B1;
  • Performancë të mirë akademike;
  • Listë notash
  • Vërtetimin e njohjes së gjuhës frènge
    (p.sh. një certifikatë e përfundimit të provimeve në programin e studimit, certifikatë 
    mature   kurs i përfunduar i gjuhës, dokument tjetër publikisht i vlefshëm për aftësinë në një gjuhë të caktuar.
  • Një letër motivimi me argumentim për studime jashtë vendit, si do të kontribuojë lëvizshmëria në përparimin e tij/saj akademik,).
  • Cv në gjuhën angleze
  • Fotografi dokumenti
  • Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.
  • Njohuri të mira të gjuhës turke.

Kush mund të aplikojë:

Studentët që janë duke ndjekur Programin Bachelor në Ekonomi, viti i dytë/viti i tretë dhe studentët e ciklit Master pranë Fakultetit të Ekonomisë, Drejtësisë dhe Shkencave Sociale.

Mundësitë e realizimit të bursës studimore është Semestri Pranverës, 2024 – 2025 sipas njëProgrami të skeduluar nga Haute Ecole Lucia de Brouckere, Bruksel –https://www.heldb.be/international/incoming-mobility/

Kriteret e përzgjedhjes: (sipas rëndësisë)

  • Vlerësimi i letrës motivuese (në bazë të letrës motivuese, kandidati mund të marrë deri në 2 pikë),
  • Data e dorëzimit të aplikimit (kandidati mund të marrë deri në 1 pikë),
  • Nota mesatare e studimit (kandidati mund të marrë deri në 1 pikë),
  • Vërtetimin e njohjes së gjuhëve të huaja.

• Studenti do të ftohet edhe për intervistë. Në rastin e intervistës, kandidati mund të marrë deri në 2 pikë.

Dokumentet e nevojshme në këtë fazë të parë të shprehjes së interesit për aplikim janë:

Në vëmendjen tuaj:

• Për përzgjedhjen e studentëve zbatohet Rregullorja për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus + KA107 International Credit Mobility. 

Formulari i Aplikimit për shprehje interesi duhet të dorëzohet në adresën e e-mail: Përgjegjëse për Ndërkombëtarizimin dhe projekteve të Erasmus+ në Zyrën e Kërkimit Shkencor dhe Projekteve: [email protected].

• Dokumentacioni të dorëzohet deri më datën 22/10/2024.

• Kandidatët fitues do të njoftohen  në adresën e tyre të email-it.

KUJDES: Studenti duhet të zgjedh ato lëndë në universitetin pritës, të cilat do ti frekuentonte në KUB gjatë semestrit që do të kryhet mobiliteti. Studentët që aplikojnë për mobilitet, marrin përsipër pjesën e krediteve të pazgjedhura për shkak të ndryshimeve në programet e studimit ndërmjet KUB dhe universitetit pritës.

Për të kryer procesin e regjistrimit, ju lutemi shkarkoni dhe plotësoni Formularin e Aplikimit!

Kolegji Universitar i Biznesit ju uroj Suksese!

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.