Thirrje aplikimi për Bursa në Alanya University, Turqi

You can share the content of this site, maybe some of your friends need to see this information.

Facebook
Twitter
LinkedIn

Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Alanya University, në Antalya, Turqi dhe Kolegjit Universitar të Biznesit për periudhën 2021-2027, hapet thirrja për aplikime të studentëve të nivelit bachelor dhe master në Fakultetit të Ekonomisë, Drejtësisë dhe Shkencave Sociale. për semestrin e parë, viti akademik 2024-2025, si më poshtë vijon:

– Studentë nga cikli Bachelor për vitin akademik 2024-2025;

– Studentë nga cikli Master për vitin akademik 2024-2025;

Kohëzgjatja totale (muaj të plotë): 5

Kohëzgjatja totale duke përjashtuar udhëtimin (ditë): 150

Udhëtimi: 275 EUR

Mbështetje individuale: 4000 EUR (800 EUR në muaj)

Numri i granteve: 1 grant

Fushat e studimit:

  • Menaxhim në Marketing
  • Inxhinieri Kompjuterike
  • Teknologji Informacioni
  • Informatik Biznesi 

Kriteret për aplikim:

Studentët duhet të kenë:

  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, niveli B2;
  • Performancë të mirë akademike;
  • Vërtetimin e njohjes së gjuhës angleze ose të gjuhës së vendit pritës 
    (p.sh. një certifikatë e përfundimit të provimeve në programin e studimit, certifikatë mature kurs i përfunduar i gjuhës, dokument tjetër publikisht i vlefshëm për aftësinë në një gjuhë të caktuar.)
  • Një letër motivimi me argumentim për studime jashtë vendit, si do të kontribuojë lëvizshmëria në përparimin e tij/saj akademik,).
  • Cv në gjuhën angleze
  • Fotografi dokumenti
  • Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.
  • Njohuri të mira të gjuhës turke.

Kush mund të aplikojë:

Studentët që janë duke ndjekur Programin Bachelor në Ekonomi, viti i dytë/viti i tretë dhe studentët e ciklit Master pranë Fakultetit të Ekonomisë, Drejtësisë dhe Shkencave Sociale.

Mundësitë e realizimit të bursës studimore është Semestri Vjeshtës 2024 – 2025 sipas njëProgrami të skeduluar nga Alanya University, në Antalia në Turqi https://www.alanyauniversity.edu.tr/en

Kriteret e përzgjedhjes: (sipas rëndësisë)

• Vlerësimi i letrës motivuese (në bazë të letrës motivuese, kandidati mund të marrë deri në 2 pikë),

• Data e dorëzimit të aplikimit (kandidati mund të marrë deri në 1 pikë),

• Nota mesatare e studimit (kandidati mund të marrë deri në 1 pikë),

• Vërtetimin e njohjes së gjuhëve të huaja.

• Studenti do të ftohet edhe për intervistë. Në rastin e intervistës, kandidati mund të marrë deri në 2 pikë.

Dokumentet e nevojshme në këtë fazë të parë të shprehjes së interesit për aplikim janë:

• Formular aplikimi 

• Letër motivimi

Në vëmendjen tuaj:

• Për përzgjedhjen e studentëve zbatohet Rregullorja për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus + KA107 International Credit Mobility. 

Formulari i Aplikimit për shprehje interesi duhet të dorëzohet në adresën e e-mail: Përgjegjëse për Ndërkombëtarizimin dhe projekteve të Erasmus+ në Zyrën e Kërkimit Shkencor dhe Projekteve: [email protected].

• Dokumentacioni të dorëzohet deri më datën 22/07/2024.

• Kandidatët fitues do të njoftohen  në adresën e tyre të email-it.

• KUJDES: Studenti duhet të zgjedh ato lëndë në universitetin pritës, të cilat do ti frekuentonte në KUB gjatë semestrit që do të kryhet mobiliteti. Studentët që aplikojnë për mobilitet, marrin përsipër pjesën e krediteve të pazgjedhura për shkak të ndryshimeve në programet e studimit ndërmjet KUB dhe universitetit pritës.

Për të kryer procesin e regjistrimit, ju lutemi shkarkoni dhe plotësoni Formularin e Aplikimit!

Kolegji Universitar i Biznesit

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.