EN/AL

Thirrje aplikimi për bursa Erasmus + për stafin e KUB pranë University of Cadiz, Spanjë

You can share the content of this site, maybe some of your friends need to see this information.

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Kolegji Universitar i Biznesit ka kënaqësinë, që në kuadër të International Credit Mobility  (Erasmus+ ) në bashkëpunim me Universitetin e Cadiz, Spanjë të ftojë stafin akademik të tij (me angazhim full – time) për aplikime për bursa në Universitetin e Cadiz, Spanjë për vitin akademik 2022-2023.

Kohëzgjatja e bursave:

Përcaktohet në varësi të Marrëveshjesh që Kolegji Univeristar i Biznesit ka lidhur me Universitetin Cadiz, Spanjë.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e stafit akademik (me angazhim full – time) për mësimdhënie apo trajnime;

Fushat e mësimdhënies dhe trajnimeve përfshijnë:

  • Menaxhim dhe Administrim biznesi
  • Financë
  • Shkencave Kompjuterike
  • Informatike

Disa prej kritereve që duhen plotësuar dhe dokumentuar janë :

  • CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze );
  • Letër; motivimi (në gjuhën angleze);
  • Certifikata; e gjuhës së huaj (që vërteton njohuritë e gjuhës angleze duke filluar nga niveli B2 e sipër);
  • Plani; i mobilitetit për mësimdhënies

Procesi i përzgjedhjes do të zbatohet në mënyrë të drejtë dhe transparente.

Përzgjedhja e kandidatëve bëhet nga Komisioni Erasmus.

Kandidatët do të informohen për vendimin e përzgjedhjes.

Dokumentacioni i sipër kërkuar, duhet të dorëzohet personalisht, pranë Zyrës së Kërkimit Shkencor dhe Projekteve në Rektoratin e Kolegjit Universitar të Biznesit  ose mund të dërgohen në adresën e – mail: [email protected] 

Afati i fundit për aplikim: 18 Tetor 2022

Për më tepër informacione rreth thirrjes klikoni linkun: https://internacional.uca.es/22-23-erasmus-ka-107-incoming-training-and-teaching-mobility-programme/ 

Kolegji Universitar “I Biznesit” ju uron shumë suksese në aplikimin tuaj!

Suksese!

NA NDIQNI

© Kolegji Universitar I Biznesit        |

Crafted By  © Suli

WeCreativez WhatsApp Support
Qëndra jonë e shërbimit do tju përgjigjet në cdo moment, mjafton të na shkruani

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.