Hapet thirrja për mobilitet për stafin akademik të Kolegjit Universitar të Biznesit në Atatürk University, Erzurum, Turqi

You can share the content of this site, maybe some of your friends need to see this information.

Facebook
Twitter
LinkedIn

📌 Në kuadër të programit të mobiliteteve Erasmus+, hapet thirrja për stafin akademik me kohë të plotë për aplikime për grante mobiliteti në Atatürk University, Erzurum, Turqi🇹🇷

▶️ Kohëzgjatja e mobilitetit: 5 ditë
▶️ Numri i granteve: 2

▶️ Lloji i mobilitetit:
Shkëmbim i stafit akademik për mësimdhënie ose trajnim.

▶️ Aplikimi
Duhet të dorëzohen dokumentat e mëposhtëme:

🔘 Formulari i Aplikimit Erasmus+ Mobility
🔘 CV

Afati i kryerjes së mobilitetit është deri në fund të muajit qershor.

▶️ Procesi i përzgjedhjes do të zbatohet në mënyrë të drejtë dhe transparente nga komisioni Ad-Hoc i ngritur për përzgjedhjen e stafit.

📄Dokumentacioni i kërkuar, duhet të dërgohet në adresën e-mailit: 📧[email protected] ose të dorëzohet personalisht në Zyrën Erasmus+ në Qendrën e Kërkimit Shkencor, Projekteve dhe Inovacionit.

🗓️ Afati për të aplikuar: 20 prill 2026

Kolegji Universitar i Biznesit ju inkurajon të bëheni pjesë e veprimtarive të tilla dhe ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.