Në kuadër të programit të mobiliteteve Erasmus+, hapet thirrja për stafin akademik me kohë të plotë për aplikime për grante mobiliteti në Mykolas Romeris University, Vilnius, Lituani.

You can share the content of this site, maybe some of your friends need to see this information.

Facebook
Twitter
LinkedIn

Kohëzgjatja e mobilitetit:
4-8 maj 2026 – Java Ndërkombëtare e Mësimdhënies (të gjitha shpenzimet të mbuluara nëpërmjet grantit individual Erasmus+ KA171).

Numri i granteve: 2 (dy)

Lloji i mobilitetit:

·         Shkëmbim i stafit akademik (me angazhim full-time) për mësimdhënie.

Gjatë Javës Ndërkombëtare të Mësimdhënies, çdo pedagog pjesëmarrës duhet të zhvillojë 2-4 leksione për audiencën pjesëmarrëse në event, sipas programit.

Aplikimi

Duhet të dorëzohen dokumentat e mëposhtëme:

Kriteret e përzgjedhjes:
· Kontributi dhe përfitimet e mobilitetit për institucionin pritës dhe Kolegjin Universitar të Biznesit,
· Përshtatshmëria e disiplinës akademike të kandidatit për mobilitetin,
· Veprimtaria pedagogjike ose arritjet e kandidatit në Kolegjin Universitar të Biznesit.

Procesi i përzgjedhjes do të zbatohet në mënyrë të drejtë dhe transparente nga komisioni Ad-Hoc i ngritur për përzgjedhjen e stafit.

Dokumentacioni i kërkuar, duhet të dërgohet në adresën e-mailit:[email protected]ose të dorëzohet personalisht në Zyrën Erasmus+ në Qendrën e Kërkimit Shkencor, Projekteve dhe Inovacionit.

Afati për të aplikuar: 5 prill 2026


Kolegji Universitar i Biznesit ju inkurajon të bëheni pjesë e veprimtarive të tilla dhe ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.