EN/AL

Thirrje aplikimi për Bursa Erasmus + Kodolányi János University, Hungary

You can share the content of this site, maybe some of your friends need to see this information.

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Kodolányi János University, në Budapest, Hungari dhe Kolegjit Universitar të Biznesit për periudhën 2014-2023, hapet thirrja për aplikime të studentëve të nivelit bachelor në Fakultetin e Ekonomisë, të gjitha profilet e studimit për semestrin e dytë, viti akademik 2022-2023, si më poshtë vijon:

–       1 student të ciklit Bachelor për vitin akademik 2022-2023;

Kriteret për aplikim:

Studentët duhet të kenë:

  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, niveli B2;
  • Performancë të mirë akademike;
  • Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi. 

Kush mund të aplikojë:

  • Studentët që janë duke ndjekur vitin e parë dhe të dytë në Programin Bachelor në Ekonomi pranë Fakultetit të Ekonomisë KUB, të gjitha profilet e studimit.
  • Mundësitë e realizimit të bursës studimore është Semestri Pranverës 2022 – 2023 sipas një Programi të skeduluar nga Kodolányi János University në Hungari.
  • Procesit mësimor (leksionet) do të zhvillohet gjatë periudhës: Janar – Maj 2023
  • Provimet e semestrit do të zhvillohen gjatë periudhës: Maj  2022

Kriteret e përzgjedhjes: (sipas rëndësisë)

  • Merita akademike, nota mesatare e studimeve te kryera deri më tani mbi 8.5
  • Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës angleze minimalisht ekuivalent me nivelin B2 duke qenë se gjuha ditore e folur gjatë periudhës studimore do të zhvillohet në anglisht. 

Dokumentet e nevojshme në këtë fazë të parë të shprehjes së interesit për aplikim janë:

  • Formular aplikimi
  • Letër motivimi

Në vëmendjen tuaj:

  • Për përzgjedhjen e studentëve zbatohet Rregullorja për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus + KA107 International Credit Mobility si dhe intervistimi përpara Komisionit të Erasmus + në KUB.
  • Formulari i Aplikimit për shprehje interesi duhet të dorëzohet në adresën e e-mail:  [email protected]   – Koordinatore Institucionale për Programin  Erasmus +  ICM   në KUB.  
  • Dokumentacioni të dorëzohet deri më datën 20/10/2022
  • Kandidatët fitues do të njoftohen në adresën e tyre të email-it.

PËR MË SHUMË INFORMACION, KLIKONI KËTU 

PËR TË AKSESUAR FORMULARIN E APLIKIMIT, KLIKONI KËTU

Kolegji Universitar i Biznesit ju uron Suksese!

NA NDIQNI

© Kolegji Universitar I Biznesit        |

Crafted By  © Suli

WeCreativez WhatsApp Support
Qëndra jonë e shërbimit do tju përgjigjet në cdo moment, mjafton të na shkruani

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.