Thirrje aplikimi për grante studentore në Kolegjin e Utenës (Lituani)🇱🇹
Në kuadër të programit Erasmus+, International Credit Mobility, i nënshkruar mes Kolegjit të Utenës (Lituani) 🇱🇹dhe Kolegjit Universitar të Biznesit, hapet thirrja për aplikime për grante studentore mobiliteti për vitin akademik 2025-2026 (semestri i parë).
Kohëzgjatja e studimeve:
1 semestër (5 muaj)
Fushat e studimit:
- Të gjitha fushat e studimit
Kush mund të aplikojë:
- Studentët që janë duke ndjekur studimet në programet Bachelor dhe Master.
Kriteret e përzgjedhjes:
- Nota mesatare e studimeve
- Niveli i njohjes së gjuhës angleze ose gjuhës së universitetit pritës
- Vlerësimi i letrës motivuese
Dokumentet e nevojshme në këtë fazë të parë të shprehjes së interesit për aplikim janë:
- Formular aplikimi
- Letër motivimi
- CV
Studentët aplikantë do të ftohen për intervistë.
Në vëmendjen tuaj:
- Për përzgjedhjen e studentëve zbatohet Rregullorja për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus + KA107 International Credit Mobility.
Për të dorëzuar formularin e aplikimit ose për të marrë më tepër informacion rreth këtyre granteve të mobilitetit, drejtohuni në adresën e e-mailit:
[email protected]
Afati i aplikimit: 3 gusht 2025
Kolegji Universitar i Biznesit ju uron suksese!





