EN/AL

Hapet thirrja për aplikim për bursa në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin Kodolányi János, Hungari

You can share the content of this site, maybe some of your friends need to see this information.

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Kolegji Universitar i Biznesit ka kënaqësinë, që në kuadër të International Credit Mobility (Erasmus+) në bashkëpunim me Universitetin Kodolányi János, Hungari të ftojë stafin akademik të tij (me angazhim full – time) për aplikime për bursa në Universitetin Kodolányi János, Hungari për vitin akademik 2022-2023.
Kohëzgjatja e bursave:
Përcaktohet në varësi të Marrëveshjes që Kolegji Univeristar “I Biznesit” ka lidhur me Universitetin Kodolányi János, Hungari.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
• Shkëmbimin e stafit akademik (me angazhim full – time) për mësimdhënie apo trajnime;
Fushat e mësimdhënies dhe trajnimeve përfshijnë:
• Menaxhim dhe Administrim biznesi
• Financë
• Shkencave Kompjuterike
• Informatikë
Disa prej kritereve që duhen plotësuar dhe dokumentuar janë :
• CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
• Letër; motivimi (në gjuhën angleze);
• Certifikata; e gjuhës së huaj (që vërteton njohuritë e gjuhës angleze duke filluar nga niveli B2 e sipër);
• Plani i mobilitetit për mësimdhënies [1].

Procesi i përzgjedhjes do të zbatohet në mënyrë të drejtë dhe transparente.
Përzgjedhja e kandidatëve bëhet nga Komisioni Erasmus.
Kandidatët do të informohen për vendimin e përzgjedhjes.

Dokumentacioni i sipër kërkuar, duhet të dorëzohet personalisht, pranë Zyrës së Kërkimit Shkencor dhe Projekteve në Rektoratin e Kolegji Universitar “I Biznesit” ose mund të dërgohen në adresën e – mail: [email protected]

Afati i fundit për aplikim: 04.03.2023
Për më tepër informacione rreth thirrjes klikoni linkun:
Thematic Week 2023

Kolegji Universitar “I Biznesit” ju uron shumë suksese në aplikimin tuaj!

[1] Plani i Mobilitetit për mësimdhënie është një dokument, në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së mësimdhënies (lutem referohu dhe plotëso Marreveshjen Tip për Mësimdhënie).
Mëposhtë gjeni formularët e aplikimit:

NA NDIQNI

© Kolegji Universitar I Biznesit        |

Crafted By  © Suli

WeCreativez WhatsApp Support
Qëndra jonë e shërbimit do tju përgjigjet në cdo moment, mjafton të na shkruani

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.