Search
Close this search box.

Hapet thirrja për aplikim për bursa në kuadër të programit Erasmus + në “RISEBA” University of Applied Sciences, Letoni

You can share the content of this site, maybe some of your friends need to see this information.

Facebook
Twitter
LinkedIn

Kolegji Universitar i Biznesit ka kënaqësinë, që në kuadër të International Credit Mobility (Erasmus+) në bashkëpunim me RISEBA” University of Applied Sciences, Letoni të ftojë stafin akademik të tij (me angazhim full – time) për aplikime për bursa për vitin akademik 2022-2023.

Kohëzgjatja e bursave:

Përcaktohet në varësi të Marrëveshjes që Kolegji Univeristar i Biznesit ka lidhur me
RISEBA” University of Applied Sciences.

Objektivat e lëvizshmërisë për mësimdhënie ose trajnim janë:

  • promovimin e shpërndarjes dhe shkëmbimit të njohurive, përmbajtjes dhe përvojës përtej kufijve kombëtarë dhe vendosjen e sinergjive me qëllim të bashkëpunimit të mëtejshëm kërkimor dhe zhvillimor ndërmjet institucioneve,
  • përmirësimin e kompetencave në lidhje me profilin profesional dhe pedagogjik të personelit dhe përmirësimin e cilësisë së punës së tyre,
  • nxitja e lëvizshmërisë së studentëve dhe stafit (promovimi i ndërkombëtarizimit jashtë vendit);
  • përmirësimi i njohurive të gjuhëve të huaja dhe kuptimi më i mirë i diversitetit social, gjuhësor dhe kulturor,
  • një kuptim më i gjerë i praktikave, politikave dhe sistemeve arsimore në të gjithë vendet,
  • njohja dhe futja e inovacioneve sipas ndryshimeve në bashkëpunimin ndërkombëtar në organizatat arsimore,
  • motivim dhe kënaqësi të shtuar në punën e përditshme,
  • në rast të lëvizshmërisë për mësimdhënie, promovohet përhapja dhe shkëmbimi i metodave pedagogjike, formave dhe qasjeve të mësimdhënies përtej kufijve kombëtarë.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e stafit akademik (me angazhim full – time) për mësimdhënie apo trajnime;

Aplikimi

RISEBA do të marrë në konsideratë dokumentet e mëposhtme në aplikim:

  • – Formulari i Aplikimit Erasmus+ Mobility i plotësuar siç duhet (bashkëngjitur),
  • – Një letër motivimi me një përshkrim dhe justifikim të lëvizshmërisë,
  • – CV ne gjuhen angleze.

Kriteret e përzgjedhjes

Kriteret e përzgjedhjes janë si më poshtë (në rast se ka më shumë interes se vendet e disponueshme):

  • Kontributin e mobilitetit ose përfitimeve për RISEBA dhe Kolegjin Universitar të Biznesit,
  • Përshtatshmëria e kandidatit për mobilitet (vlerësuar në bazë të letrës së motivimit dhe intervistës – nëse është e nevojshme),
  • Veprimtarinë pedagogjike ose arritjet e kandidatit në Kolegjin Universitar të Biznesit,
  • Data e paraqitjes së aplikacionit.

Procesi i përzgjedhjes do të zbatohet në mënyrë të drejtë dhe transparente.

Përzgjedhja e kandidatëve bëhet nga Komisioni Erasmus, i kryesuar nga Koordinatori Erasmus.

Kandidatët do të informohen për vendimin e përzgjedhjes përmes rezolutës.

Dokumentacioni i sipër kërkuar, duhet të dorëzohet personalisht, pranë Zyrës së Kërkimit Shkencor dhe
Projekteve në Rektoratin e Kolegjit Universitar të Biznesit  ose mund të dërgohen në adresën e – mail:
[email protected]

Afati për aplikim: 15 Mars 2023

Kolegji Universitar “I Biznesit” ju uron shumë suksese në aplikimin tuaj!

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.