EN/AL

Hapet thirrja për aplikim për bursa në kuadër të programit Erasmus + në Lubjana School of Business

You can share the content of this site, maybe some of your friends need to see this information.

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Kolegji Universitar i Biznesit ka kënaqësinë, që në kuadër të International Credit Mobility (Erasmus+) në bashkëpunim me Lubjana School of Business, Slloveni të ftojë stafin akademik të tij (me angazhim full – time) për aplikime për bursa për vitin akademik 2022-2023.

Kohëzgjatja e bursave:

Përcaktohet në varësi të Marrëveshjes që Kolegji Univeristar i Biznesit ka lidhur me
Lubjana School of Business.

Objektivat e lëvizshmërisë për mësimdhënie ose trajnim janë:

  • promovimin e shpërndarjes dhe shkëmbimit të njohurive, përmbajtjes dhe përvojës përtej kufijve kombëtarë dhe vendosjen e sinergjive me qëllim të bashkëpunimit të mëtejshëm kërkimor dhe zhvillimor ndërmjet institucioneve,
  • përmirësimin e kompetencave në lidhje me profilin profesional dhe pedagogjik të personelit dhe përmirësimin e cilësisë së punës së tyre,
  • nxitja e lëvizshmërisë së studentëve dhe stafit (promovimi i ndërkombëtarizimit jashtë vendit);
  • përmirësimi i njohurive të gjuhëve të huaja dhe kuptimi më i mirë i diversitetit social, gjuhësor dhe kulturor,
  • një kuptim më i gjerë i praktikave, politikave dhe sistemeve arsimore në të gjithë vendet,
  • njohja dhe futja e inovacioneve sipas ndryshimeve në bashkëpunimin ndërkombëtar në organizatat arsimore,
  • motivim dhe kënaqësi të shtuar në punën e përditshme,
  • në rast të lëvizshmërisë për mësimdhënie, promovohet përhapja dhe shkëmbimi i metodave pedagogjike, formave dhe qasjeve të mësimdhënies përtej kufijve kombëtarë.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e stafit akademik (me angazhim full – time) për mësimdhënie apo trajnime;

Aplikimi

LSB do të marrë në konsideratë dokumentet e mëposhtme në aplikim:

  • – Formulari i Aplikimit Erasmus+ Mobility i plotësuar siç duhet (bashkëngjitur),
  • – një letër motivimi me një përshkrim dhe justifikim të lëvizshmërisë,
  • – CV ne gjuhen angleze.

Kriteret e përzgjedhjes

Kriteret e përzgjedhjes janë si më poshtë (në rast se ka më shumë interes se vendet e disponueshme):

  • kontributin e mobilitetit ose përfitimeve për LSB dhe Kolegjin Universitar të Biznesit,
  • përshtatshmëria e kandidatit për mobilitet (vlerësuar në bazë të letrës së motivimit dhe intervistës – nëse është e nevojshme),
  • veprimtarinë pedagogjike ose arritjet e kandidatit në Kolegjin Universitar të Biznesit,
  • data e paraqitjes së aplikacionit.

Procesi i përzgjedhjes do të zbatohet në mënyrë të drejtë dhe transparente.

Përzgjedhja e kandidatëve bëhet nga Komisioni Erasmus, i kryesuar nga Koordinatori Erasmus.

Kandidatët do të informohen për vendimin e përzgjedhjes përmes rezolutës.

Dokumentacioni i sipër kërkuar, duhet të dorëzohet personalisht, pranë Zyrës së Kërkimit Shkencor dhe
Projekteve në Rektoratin e Kolegjit Universitar të Biznesit  ose mund të dërgohen në adresën e – mail:
[email protected]

Afati për aplikim: 10 Mars 2023

Kolegji Universitar “I Biznesit” ju uron shumë suksese në aplikimin tuaj!

NA NDIQNI

© Kolegji Universitar I Biznesit        |

Crafted By  © Suli

WeCreativez WhatsApp Support
Qëndra jonë e shërbimit do tju përgjigjet në cdo moment, mjafton të na shkruani

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.