Kolegji Universitar i Biznesit ka kënaqësinë, që në kuadër të International Credit Mobility (Erasmus+) nëbashkëpunim me Alanya University, Turqi të ftojë stafin akademik të tij (me angazhim full – time) për aplikime përbursa për vitin akademik 2024-2025.
Kohëzgjatja e bursave:
Përcaktohet në varësi të Marrëveshjes që Kolegji Univeristar i Biznesit ka lidhur me
Alanya University, Turqi.
Objektivat e lëvizshmërisë për mësimdhënie ose trajnim janë:
• promovimin e shpërndarjes dhe shkëmbimit të njohurive, përmbajtjes dhe përvojës përtej kufijvekombëtarë dhe vendosjen e sinergjive me qëllim të bashkëpunimit të mëtejshëm kërkimor dhezhvillimor ndërmjet institucioneve,
• përmirësimin e kompetencave në lidhje me profilin profesional dhe pedagogjik të personelit dhepërmirësimin e cilësisë së punës së tyre,
• nxitja e lëvizshmërisë së studentëve dhe stafit (promovimi i ndërkombëtarizimit jashtë vendit);
• përmirësimi i njohurive të gjuhëve të huaja dhe kuptimi më i mirë i diversitetit social, gjuhësor dhe kulturor,
• një kuptim më i gjerë i praktikave, politikave dhe sistemeve arsimore në të gjithë vendet,
• njohja dhe futja e inovacioneve sipas ndryshimeve në bashkëpunimin ndërkombëtar në organizatatarsimore,
• motivim dhe kënaqësi të shtuar në punën e përditshme,
• në rast të lëvizshmërisë për mësimdhënie, promovohet përhapja dhe shkëmbimi i metodave pedagogjike, formave dhe qasjeve të mësimdhënies përtej kufijve kombëtarë.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
• Shkëmbimin e stafit akademik (me angazhim full – time) për mësimdhënie apo trajnime;
Aplikimi
Alanya University do të marrë në konsideratë dokumentet e mëposhtme në aplikim:
• Formulari i Aplikimit Erasmus+ Mobility i plotësuar siç duhet (bashkëngjitur),
• Një letër motivimi me një përshkrim dhe justifikim të lëvizshmërisë,
– Tarifa e regjistrimit është 250 EURO e cila do të zbritet nga shuma e grantit (980 EUR) e cila do të paguhetnga Universiteti Alanya nga fondet Erasmus+ KA171 pas mbërritjes.
– Grant për udhëtimin: 250 Euro i jepet nga Alanya University.
Kriteret e përzgjedhjes
Kriteret e përzgjedhjes janë si më poshtë (në rast se ka më shumë interes se vendet e disponueshme):
• Kontributin e mobilitetit ose përfitimeve për Alanya University dhe Kolegjin Universitar të Biznesit,
• Përshtatshmëria e kandidatit për mobilitet (vlerësuar në bazë të letrës së motivimit dhe intervistës – nëseështë e nevojshme),
• Veprimtarinë pedagogjike ose arritjet e kandidatit në Kolegjin Universitar të Biznesit,
• Data e paraqitjes së aplikacionit.
Procesi i përzgjedhjes do të zbatohet në mënyrë të drejtë dhe transparente nga komisioni Ad-Hoc i ngritur përpërzgjedhjen e stafit.
Përzgjedhja e kandidatëve bëhet nga Komisioni Erasmus, i kryesuar nga Koordinatori Erasmus.
Kandidatët do të informohen për vendimin e përzgjedhjes përmes rezolutës.
Dokumentacioni i sipër kërkuar, duhet të dorëzohet personalisht, pranë Zyrës së Kërkimit Shkencor dhe
Projekteve në Rektoratin e Kolegjit Universitar të Biznesit ose mund të dërgohen në adresën e – mail:[email protected]
Afati për aplikim: 22 Korrik 2024
Kolegji Universitar “I Biznesit” ju uron shumë suksese në aplikimin tuaj!





