📌Kolegji Universitar i Biznesit ka kënaqësinë që, në kuadër të International Credit Mobility (Erasmus+) në bashkëpunim me University of Skopje, Maqedoni e Veriut🇲🇰, të ftojë stafin akademik të tij (me angazhim full-time) për aplikime për bursa për vitin akademik 2024-2025 (simestri i dytë).
▶️ Kohëzgjatja e bursave:
Përcaktohet në varësi të Marrëveshjes që Kolegji Univeristar i Biznesit ka lidhur me University of Skopje, Maqedoni e Veriut
▶️ Aplikimi:
University of Skopje do të marrë në konsideratë dokumentet e mëposhtme në aplikim:
- Formulari i Aplikimit Erasmus+ Mobility i plotësuar siç duhet (bashkëngjitur),
- Një letër motivimi me një përshkrim dhe justifikim të lëvizshmërisë,
- CV ne gjuhen angleze.
▶️ Kriteret e përzgjedhjes:
Kriteret e përzgjedhjes janë si më poshtë (në rast se ka më shumë interes se vendet e disponueshme):
- Kontributin e mobilitetit ose përfitimeve për University of Skopje dhe Kolegjin Universitar të Biznesit,
- Përshtatshmëria e kandidatit për mobilitet (vlerësuar në bazë të letrës së motivimit dhe intervistës – nëse është e nevojshme),
- Veprimtarinë pedagogjike ose arritjet e kandidatit në Kolegjin Universitar të Biznesit,
- Data e paraqitjes së aplikimit.
▶️Procesi i përzgjedhjes do të zbatohet në mënyrë të drejtë dhe transparente nga komisioni Ad-Hoc i ngritur për përzgjedhjen e stafit.
✔️ Përzgjedhja e kandidatëve bëhet nga Komisioni Erasmus, i kryesuar nga Koordinatori Erasmus.
Kandidatët do të informohen për vendimin e përzgjedhjes përmes rezolutës.
📑Dokumentacioni i kërkuar, duhet të dorëzohet personalisht në Qendrën e Kërkimit Shkencor, Projekteve dhe Inovacionit ose mund të dërgohen në adresën e-mail:
📨 [email protected]
🗓️Afati për aplikim: 28 shkurt 2025
Kolegji Universitar i Biznesit ju uron suksese në aplikimin tuaj❕





