Hapet thirrja për aplikim për bursa mobiliteti Erasmus+ në Rezekne Academy of Technologies, Letoni

You can share the content of this site, maybe some of your friends need to see this information.

Facebook
Twitter
LinkedIn

Kolegji Universitar i Biznesit ka kënaqësinë që, në kuadër të prgramit International Credit Mobility (Erasmus+) në bashkëpunim me Rezekne Academy of Technologies, Letoni të ftojë stafin akademik të tij (me angazhim full-time) për aplikime për bursa për vitin akademik 2024-2025 (simestri i dytë).

Kohëzgjatja e bursave:

5 ditë mobilitet + 2 ditë udhëtim (të gjitha shpenzimet të mbuluara nëpërmjet grantit individual Erasmus+ KA171).

Objektivat e lëvizshmërisë për mësimdhënie ose trajnim janë:

  • promovimin e shpërndarjes dhe shkëmbimit të njohurive, përmbajtjes dhe përvojës përtej kufijve kombëtarë dhe vendosjen e sinergjive me qëllim të bashkëpunimit të mëtejshëm kërkimor dhe zhvillimor ndërmjet institucioneve,
  • përmirësimin e kompetencave në lidhje me profilin profesional dhe pedagogjik të personelit dhe përmirësimin e cilësisë së punës së tyre,
  • nxitja e lëvizshmërisë së studentëve dhe stafit (promovimi i ndërkombëtarizimit jashtë vendit);
  • përmirësimi i njohurive të gjuhëve të huaja dhe kuptimi më i mirë i diversitetit social, gjuhësor dhe kulturor,
  • një kuptim më i gjerë i praktikave, politikave dhe sistemeve arsimore në të gjithë vendet,
  • njohja dhe futja e inovacioneve sipas ndryshimeve në bashkëpunimin ndërkombëtar në organizatat arsimore,
  • motivim dhe kënaqësi të shtuar në punën e përditshme,
  • në rast të lëvizshmërisë për mësimdhënie, promovohet përhapja dhe shkëmbimi i metodave pedagogjike, formave dhe qasjeve të mësimdhënies përtej kufijve kombëtarë.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-Shkëmbimin e stafit akademik (me angazhim full-time) për mësimdhënie ose trajnime.

Aplikimi

Rezekne Academy of Technologies, Letoni do të marrë në konsideratë dokumentet e mëposhtme në aplikim:

  • Formulari i Aplikimit Erasmus+ Mobility i plotësuar siç duhet (bashkëngjitur),
  • Një letër motivimi,
  • CV ne gjuhën angleze.

Kriteret e përzgjedhjes

Kriteret e përzgjedhjes janë si më poshtë (në rast se ka më shumë interes se vendet e disponueshme):

  • Kontributin e mobilitetit ose përfitimeve për Rezekne Academy of Technologies dhe Kolegjin Universitar të Biznesit,
  • Përshtatshmëria e kandidatit për mobilitet (vlerësuar në bazë të letrës së motivimit dhe intervistës – nëse është e nevojshme),
  • Veprimtarinë pedagogjike ose arritjet e kandidatit në Kolegjin Universitar të Biznesit,
  • Data e paraqitjes së aplikimit.

Procesi i përzgjedhjes do të zbatohet në mënyrë të drejtë dhe transparente nga komisioni Ad-Hoc i ngritur për përzgjedhjen e stafit.

Dokumentacioni i kërkuar, duhet të dorëzohet personalisht në Qendrën e Kërkimit Shkencor, Projekteve dhe Inovacionit ose mund të dërgohet në adresën e-mailit: [email protected]

Afati për të aplikuar: 8 mars 2025Kolegji Universitar i Biznesit ju inkurajon të bëheni pjesë e veprimtarive të tilla dhe ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.