Kolegji Universitar i Biznesit ka kënaqësinë, që në kuadër të International Credit Mobility (Erasmus+ ) në bashkëpunim me Mondragon University , Spanje të ftojë studentët për aplikime për bursa për vitin akademik 2022-2023.
Kohëzgjatja e bursave:
Përcaktohet në varësi të Marrëveshjes që Kolegji Univeristar i Biznesit ka lidhur me Mondragon University.
Aplikimi
KUB do të marrë në konsideratë dokumentet e mëposhtme në aplikim:
Kriteret e përzgjedhjes
Studentët duhet të kenë:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, niveli B2 dhe të zotërojnë gjuhën spanjolle;
– Performancë të mirë akademike;
– Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.
Procesi i përzgjedhjes do të zbatohet në mënyrë të drejtë dhe transparente.
Përzgjedhja e kandidatëve bëhet nga Komisioni Erasmus.
Kandidatët do të informohen për vendimin e përzgjedhjes.
Dokumentacioni i sipër kërkuar, duhet të dorëzohet personalisht, pranë Zyrës së Kërkimit Shkencor dhe Projekteve në Rektoratin e Kolegjit Universitar të Biznesit ose mund të dërgohen në adresën e – mail: [email protected] [email protected]
Afati për aplikim: 15 Prill 2022
Kolegji Universitar “I Biznesit” ju uron shumë suksese në aplikimin tuaj!