Search
Close this search box.

Application call for Erasmus + Scholarships (Students) – LUMSA University në Romë, Itali

You can share the content of this site, maybe some of your friends need to see this information.

Facebook
Twitter
LinkedIn

Thirrje aplikimi për Bursa Erasmus + Universitetin LUMSA

(Libera Università degli Studi Maria Ss. Assunta di Roma), Itali

https://www.lumsa.it/

Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes LUMSA University, në Romë, Itali dhe Kolegjit Universitar të Biznesit për periudhën 2019-2022, hapet thirrja për aplikime të studentëve të nivelit bachelor në Fakultetin e Ekonomisë për semestrin e parë, viti akademik 2021-2022, si më poshtë vijon:

–       2 studentë të ciklit Bachelor për vitin akademik 2021-2022;

Kriteret për aplikim:

Studentët duhet të kenë:

  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, niveli B2 dhe të zotërojnë gjuhën italiane;
  • Performancë të mirë akademike;
  • Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi. 

Kush mund të aplikojë:

  • Studentët që janë duke ndjekur vitin e parë dhe të dytë në Programin Bachelor në Ekonomi pranë Fakultetit të Ekonomisë KUB.
  • Mundësitë e realizimit të bursës studimore është Semestri Vjeshtë 2021 – 2022 sipas një Programi të skeduluar nga LUMSA University në Itali.
  • Procesit mësimor (leksionet) do të zhvillohet gjatë periudhës: Tetor – Dhjetor 2021
  • Provimet e semestrit do të zhvillohen gjatë periudhës: Janar – Shkurt 2022
  • Një Transkript i lëndëve të ndjekura do të lëshohet jo më vonë se 4-5 javë pasi të ketë mbaruar periudha e vlerësimit. https://www.lumsa.it/corsi_calendario_accademico
  • Personi i kontaktit të studentëve do të jetë Koordinatorja e Programit Erasmus + për studentët pritës në Universitet do të jetë: Znj. Barbara Righetti, me adrese e-mail: [email protected]

Kriteret e përzgjedhjes: (sipas rëndësisë)

  • Merita akademike, nota mesatare e studimeve te kryera deri më tani mbi 8.5
  • Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës italiane në nivelin B1 si dhe të gjuhës angleze minimalisht ekuivalent me nivelin B2 duke qenë se gjuha ditore e folur gjatë periudhës studimore do të zhvillohet në anglisht. 
  • LUMSA University  mund të zhvillojë me ju një intervistë via-Skype për të vlerësuar njohuritë tuaja të gjuhës së huaj.

Dokumentet e nevojshme në këtë fazë të parë të shprehjes së interesit për aplikim janë:

  • Formular aplikimi
  • Letër motivimi

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 euro/muaj, 360 euro për transportin.

Në vëmendjen tuaj:

  • Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit dhe guidës së studentit klikoni :https://www.lumsa.it/ateneo_intl_erasmus
  • Për përzgjedhjen e studentëve zbatohet Rregullorja për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus + KA107 International Credit Mobility.
  • Formulari i Aplikimit për shprehje interesi duhet të dorëzohet në adresën e e-mail: [email protected] – Koordinatore e Projekteve pranë KUB  dhe: [email protected] – Specialite Zyrës së Projekteve për Programin  Erasmus + ICM.
  • Dokumentacioni të dorëzohet deri më datën 15/04/2021
  • Kandidatët fitues do të njoftohen në adresën e tyre të email-it.

Për të aksesuar Formularin e Aplikimit, klikoni këtu.

Kolegji Universitar i Biznesit ju uron Suksese!

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.