EN/AL

Application call for Erasmus + Scholarships (Students) – Kodolányi János University

You can share the content of this site, maybe some of your friends need to see this information.

Facebook
Twitter
LinkedIn

Thirrje aplikimi për Bursa Erasmus + Kodolányi János University

Hungari

https://www.kodolanyi.hu/en/

Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Kodolányi János University, në Budapest, Hungari dhe Kolegjit Universitar të Biznesit për periudhën 2019-2022, hapet thirrja për aplikime të studentëve të nivelit bachelor në Fakultetin e Ekonomisë, të gjitha profilet e studimit për semestrin e parë, viti akademik 2021-2022, si më poshtë vijon:

–       1 student të ciklit Bachelor për vitin akademik 2021-2022;

Kriteret për aplikim:

Studentët duhet të kenë:

  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, niveli B2;
  • Performancë të mirë akademike;
  • Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi. 

Kush mund të aplikojë:

  • Studentët që janë duke ndjekur vitin e parë dhe të dytë në Programin Bachelor në Ekonomi pranë Fakultetit të Ekonomisë KUB, të gjitha profilet e studimit.
  • Mundësitë e realizimit të bursës studimore është Semestri Vjeshtë 2021 – 2022 sipas një Programi të skeduluar nga Kodolányi János University në Hungari.
  • Procesit mësimor (leksionet) do të zhvillohet gjatë periudhës: Tetor – Dhjetor 2021
  • Provimet e semestrit do të zhvillohen gjatë periudhës: Janar – Shkurt 2022

Kriteret e përzgjedhjes: (sipas rëndësisë)

  • Merita akademike, nota mesatare e studimeve te kryera deri më tani mbi 8.5
  • Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës angleze minimalisht ekuivalent me nivelin B2 duke qenë se gjuha ditore e folur gjatë periudhës studimore do të zhvillohet në anglisht. 

Dokumentet e nevojshme në këtë fazë të parë të shprehjes së interesit për aplikim janë:

  • Formular aplikimi
  • Letër motivimi

Në vëmendjen tuaj:

  • Për përzgjedhjen e studentëve zbatohet Rregullorja për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus + KA107 International Credit Mobility.
  • Formulari i Aplikimit për shprehje interesi duhet të dorëzohet në adresën e e-mail: [email protected] – Koordinatore e Projekteve pranë KUB  dhe: [email protected] – Specialite Zyrës së Projekteve për Programin  Erasmus + ICM.
  • Dokumentacioni të dorëzohet deri më datën 21/06/2021
  • Kandidatët fitues do të njoftohen në adresën e tyre të email-it.

PËR MË SHUMË INFORMACION, KLIKONI KËTU

PËR TË AKSESUAR FORMULARIN E APLIKIMIT, KLIKONI KËTU.

Kolegji Universitar i Biznesit ju uron Suksese!

NA NDIQNI

© Kolegji Universitar I Biznesit        |

Crafted By  © Suli

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.