Thirrje për Aplikime: Vende Vakante në Fakultetin e Inxhinierisë dhe Shkencave Kompjuterike (FISHK)

Facebook
Twitter
LinkedIn

Lajmet më të fundit

Kërko postime

Kërkimi i postimeve do të funksionojë vetëm kur ju të vendosni minimalisht 5 karaktere për rezultatin që keni kërkuar.

Kategoritë

Kolegji Universitar i Biznesit shpall vende vakante për personel akademik me kohë të plotë për vitin akademik 2026–2027, pranë Fakultetit të Inxhinierisë dhe Shkencave Kompjuterike (FISHK), sipas pozicioneve të mëposhtme:

Pozicionet e Hapura:

  • Lektor / Kërkues Shkencor (Full Time) – Inxhinieri Elektronike (2 vende)
  • Lektor / Kërkues Shkencor (Full Time) – Inxhinieri Softuerike / Inxhinieri Informatike (2 vende):
    • 1 (një) profil në fushën FinTech / Teknologji Financiare
    • 1 (një) profil në fushën Informatikë Biznesi / Sisteme Informacioni në Biznes

Kërkesat e përgjithshme:

  • Të ketë si rregull shtetësinë shqiptare ose të jetë rezident.
  • Të gëzojë zotësi të plotë për të vepruar dhe të jetë i aftë për punë.
  • Të përmbushë kërkesat për nivelin arsimor si dhe të zotërojë aftësinë profesionale të domosdoshme për vendin e punës.
  • Të mos jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi, apo të mos ketë filluar një çështje penale për aktivitetin e tij.
  • Të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore.
  • Të njohë dhe të respektojë zbatimin e legjislacionit për arsimin e lartë në Shqipëri.

Kriteret minimale:

  • Të zotërojnë gradën shkencore “Doktor” ose të jenë në fazë të avancuar të studimeve doktorale në fushën përkatëse.
  • Të kenë përvojë në mësimdhënie në arsimin e lartë, si dhe përvojë profesionale dhe/ose kërkimore në profilin përkatës.
  • Të kenë aftësi për zhvillimin e leksioneve, seminareve, laboratorëve dhe projekteve praktike.
  • Të zotërojnë njohuri mbi teknologjitë bashkëkohore dhe zhvillimet aktuale në fushat përkatëse: softuerit, informatikës, FinTech dhe Informatikës së Biznesit.
  • Të kontribuojnë në veprimtarinë kërkimore-shkencore, publikime, projekte akademike dhe procese akreditimi.

Dokumentacioni i aplikimit: Kërkesë për aplikim dhe letër interesi; CV; Dokument Identifikimi; Fotokopje të diplomave, listave të notave, gradave/titujve akademikë; Dëshmi të gjuhëve të huaja; Kopje të kualifikimeve; Librezë pune; Vërtetim të përvojës akademike/profesionale; Listën e botimeve shkencore dhe vërtetime që provojnë përmbushjen e kërkesave.

Afati dhe dorëzimi: Dokumentacioni mund të dorëzohet fizikisht pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore, me postë ose përmes adresës elektronike [email protected] brenda datës 11 Korrik 2026.

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.