EN/AL

Thirrje aplikimi për Bursa Erasmus + Universitetin LUMSA

Facebook
Twitter
LinkedIn

Lajmet më të fundit

Kërko postime

Kërkimi i postimeve do të funksionojë vetëm kur ju të vendosni minimalisht 5 karaktere për rezultatin që keni kërkuar.

Kategoritë

Thirrje aplikimi për Bursa Erasmus + Universitetin LUMSA

(Libera Università degli Studi Maria Ss. Assunta di Roma), Itali

https://www.lumsa.it/

Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes LUMSA University, në Romë, Itali dhe Kolegjit Universitar të Biznesit për periudhën 2019-2022, hapet thirrja për aplikime të studentëve të nivelit bachelor në Fakultetin e Ekonomisë për semestrin e parë, viti akademik 2021-2022, si më poshtë vijon:

–       2 studentë të ciklit Bachelor për vitin akademik 2021-2022;

Kriteret për aplikim:

Studentët duhet të kenë:

  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, niveli B2 dhe të zotërojnë gjuhën italiane;
  • Performancë të mirë akademike;
  • Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi. 

Kush mund të aplikojë:

  • Studentët që janë duke ndjekur vitin e parë dhe të dytë në Programin Bachelor në Ekonomi pranë Fakultetit të Ekonomisë KUB.
  • Mundësitë e realizimit të bursës studimore është Semestri Vjeshtë 2021 – 2022 sipas një Programi të skeduluar nga LUMSA University në Itali.
  • Procesit mësimor (leksionet) do të zhvillohet gjatë periudhës: Tetor – Dhjetor 2021
  • Provimet e semestrit do të zhvillohen gjatë periudhës: Janar – Shkurt 2022
  • Një Transkript i lëndëve të ndjekura do të lëshohet jo më vonë se 4-5 javë pasi të ketë mbaruar periudha e vlerësimit. https://www.lumsa.it/corsi_calendario_accademico
  • Personi i kontaktit të studentëve do të jetë Koordinatorja e Programit Erasmus + për studentët pritës në Universitet do të jetë: Znj. Barbara Righetti, me adrese e-mail: [email protected]

Kriteret e përzgjedhjes: (sipas rëndësisë)

  • Merita akademike, nota mesatare e studimeve te kryera deri më tani mbi 8.5
  • Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës italiane në nivelin B1 si dhe të gjuhës angleze minimalisht ekuivalent me nivelin B2 duke qenë se gjuha ditore e folur gjatë periudhës studimore do të zhvillohet në anglisht. 
  • LUMSA University  mund të zhvillojë me ju një intervistë via-Skype për të vlerësuar njohuritë tuaja të gjuhës së huaj.

Dokumentet e nevojshme në këtë fazë të parë të shprehjes së interesit për aplikim janë:

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 euro/muaj, 360 euro për transportin.

Në vëmendjen tuaj:

  • Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit dhe guidës së studentit klikoni :https://www.lumsa.it/ateneo_intl_erasmus
  • Për përzgjedhjen e studentëve zbatohet Rregullorja për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus + KA107 International Credit Mobility.
  • Formulari i Aplikimit për shprehje interesi duhet të dorëzohet në adresën e e-mail: [email protected] – Koordinatore e Projekteve pranë KUB  dhe: [email protected] – Specialite Zyrës së Projekteve për Programin  Erasmus + ICM.
  • Dokumentacioni të dorëzohet deri më datën 15/04/2021
  • Kandidatët fitues do të njoftohen në adresën e tyre të email-it.

 

Kolegji Universitar i Biznesit ju uron Suksese!

NA NDIQNI

© Kolegji Universitar I Biznesit        |

Crafted By  © Suli

Albanian      English

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.