Trajnim Profesional për Nëpunësit e Mbrojtjes së të Dhënave Personale
- Kolegji Universitar i Biznesit, si Institucion i Arsimit të Lartë, ka në fokus edhe trajnimet profesionale në fusha të ndryshme të profesioneve në Shqipëri.
KUB përmes marrëveshjes bilaterale të lidhur me Komisionerin e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale, është pranuar për të ofruar trajnimet profesionale për përgatitjen e Nëpunësit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
KUB ka kënaqësinë të shpallë hapjen e grupit të radhës të trajnimit për këtë profil të rëndësishëm dhe të kërkuar nga administrata publike dhe sektori privat.
Startojmë me grupin e dytë të trajnimit për Nëpunësin e Mbrojtjes së të Dhënave Personale më datë;
10 Nëntor 2025
Ora: 14:00
Location: Ambientet e Kolegjit Universitar të Biznesit, Godina B
Ky program trajnimi është hartuar në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtarë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Programi i trajnimit synon të përgatisë specialistë të kualifikuar që do të ushtrojnë funksionin e nëpunësit për mbrojtjen e të dhënave në institucionet publike dhe bizneset private.
Për kë është i detyrueshëm ky trajnim
Për çdo entitet publik apo privat që përpunon të dhënat personale – si administrata shtetërore, universitetet, spitalet, bankat, policia, agjencitë e sigurimeve, postat, kompanitë tregtare, zyrat e noterisë/avokatisë, zyrat e ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme, autoriteteve/njësive bashkiake, shkolla private dhe publike, hotele dhe agjenci turistike, qendra komunitare dhe OJF, qendra trajnimi dhe profesionale, shërbime IT dhe data management, portale mediatike dhe platforma digjitale, zyra auditimi dhe kontabiliteti, zyra përmbarimore, ambasada dhe përfaqësi të huaja, shërbime juridike dhe konsulencë biznesi etj.
Për regjistrim dhe informacione të mëtejshme ju lutemi kontaktoni në numrat e kontaktit.
+355 68 60 60 008
+355 67 40 40 477
ose në adresën e emailit:
Mos e lini për nesër një detyrim ligjor të domosdoshëm për sot!