Shpallet pozicion vakant për Burime Njerëzore në KUB

Facebook
Twitter
LinkedIn

Lajmet më të fundit

Kërko postime

Kërkimi i postimeve do të funksionojë vetëm kur ju të vendosni minimalisht 5 karaktere për rezultatin që keni kërkuar.

Kategoritë

Shpallet vend vakant për:

🔹 Burime Njerëzore

▶️ Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mbështet përditësimin e vazhdueshëm të të dhënave të stafit akademik dhe administrativ në databazën përkatëse të institucionit.
  • Ndihmon në kërkime për rekrutime të reja që përputhen me nevojat akademike dhe administrative të universitetit.
  • Kërkon mundësi trajnimi, seminare, konferenca dhe evente që kontribuojnë në zhvillimin profesional të stafit dhe përputhen me objektivat institucionale.
  • Kryen raportime të rregullta për nevoja të zyrës së burimeve njerëzore ose zyrave të tjera drejtuese.
  • Adreson shqetësimet e stafit tek eprorët kur është e nevojshme.
  • Kujdeset për kërkesat e stafit dhe ndjek zgjidhjen e tyre me strukturat drejtuese përkatëse.
  • Ndjek procedurat e largimit nga puna, duke siguruar plotësimin e dokumentacionit dhe informacionit të nevojshëm për mbylljen korrekte të marrëdhënies së punës.
  • Asiston në organizimin dhe komunikimin e trajnimeve të brendshme për stafin.
  • Regjistron me saktësi të dhënat e orareve dhe mungesave të stafit në formatin zyrtar dhe i dorëzon ato tek drejtuesit.
  • Menaxhon blerjen dhe shpërndarjen e materialeve të zyrës/kancelarive sipas nevojave të stafit akademik dhe administrativ.
  • Koordinon procesin e aplikimit dhe miratimit të lejeve vjetore për stafin.

▶️ Kualifikime:

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë.
  • Eksperiencë e mëparshme pune në Burime Njerëzore.
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze.
  • Mosha e preferuar mbi 30 vjeçe.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe etikë institucionale.
  • Kërkuese dhe me iniciative për prurje idesh të reja në zyrë
  • Njohuri shumë të mira të legjislacionit të punesimit (për marrëdheniet e punës)
  • Njohuri shumë të mira të Paketës Microsoft Office (Excel, Word, Power Point)
  • E aftë të punojë në grup por edhe në mënyrë individuale.
  • Integritet, besim, përpikmëri

▶️ Dokumentat e nevjoshme:
🔹CV
🔹Kualifikime
📧 Dërgoni aplikimin tuaj në [email protected] deri në datën 🗓 15 Korrik 2026.

✔️ Fillimi i marrëdhënies së punës më 01 Shtator 2026

✅Kandidatet e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.