Search
Close this search box.

Shkollë verore të Sommerhochschule, “Studime Ndërkombëtare dhe Evropiane 2024”, organizuar nga Universiteti i Vjenës

Facebook
Twitter
LinkedIn

Lajmet më të fundit

Kërko postime

Kërkimi i postimeve do të funksionojë vetëm kur ju të vendosni minimalisht 5 karaktere për rezultatin që keni kërkuar.

Kategoritë

▶️ Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përcjell njoftimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Vjenë 🇦🇹, mbi shkollën verore të Sommerhochschule, “Studime Ndërkombëtare dhe Evropiane 2024”, të organizuar nga Universiteti i Vjenës, e cila do të zhvillohet nga 🗓13 korriku – 10 gusht 2024.

🔹Programi katër javor ofron kurse të studimeve evropiane që mbahen në anglisht dhe fokusohen në transformimet politike, ekonomike dhe ligjore, si dhe në aspektet historike dhe kulturore të tranzicioneve të shumta që po kalon aktualisht kontinenti Evropian.

🇪🇺Programi i kësaj shkolle verore është me interes për studentët nga të gjitha fushat e studimit, por me interes të veçantë për studentët që studiojnë një nga fushat e mëposhtme: Studime Evropiane, Politikë – Shkencë, Drejtësi (E Drejta e Arbitrazhit, E Drejta Ndërkombëtare, E Drejta Evropiane, E Drejta Krahasuese), Ekonomi, Histori, Studime Kulturore, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Studime Ndërdisiplinore dhe/ose Gjermane.

✔️ Studentët e KUB, mund të gjejnë një informacion më të detajuar në adresën: 🔗https://shs.univie.ac.at si dhe mund të kontaktojnë koordinatorët e programit me e-mail, në adresën: 📧[email protected] .

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.