Departamenti i Studimeve te Larta Teknike i KSLP, per vitin akademik 2024-2025, mbështetur në plotësimin e kërkesave për realizimin e programeve të studimit “Teknik i Larte Automobilash”, “Teknik i Lartë Elektrik” dhe “Teknik i Larte Kompjuterik”, ka nevojë për Staf Akademik si më poshtë:
- Nje pedagog me kohe te plote(FT) me profesion Inxhinier mekanik per automjetet, ose Inxh. Elektrik, ose Inxh. Kompjuterash, ose Informatike, me Grade shkencore Dr.ose Titull akademik.
- Nje pedagog me kohe te plote(FT) me profesion Inxhinier mekanik per automjetet, me MSc, Dr, ose Profesor.
- Nje pedagog me kohe te plote(FT) me profesion Inxhinier elektrik ose elektroteknik, me MSc ose Dr, ose Profesor.
- Nje pedagog me kohe te plote(FT) me profesion Inxhinieri Kompjuterash ose Teknologji Informacioni.
Kriteret profesionale për kandidatët per pedagoge ne KSLP duhet të jenë:
- Kualifikim: – Të kenë përfunduar studimet MSc në Profesionin përkatës. Grada Shkencore Dr, ose në Proces është anantazh.
- Nota mesatare mbi 8
- Eksperienca në profesion 2-3 vjet, Trajnimet e përvojat në mësimdhënie, përbëjnë avantazh.
- Kandidatet me grada shkencore pranohen te moshes deri 60 vjec.
- Kandidatet me Titull Prof. Dr. pranohen deri 67 vjec.
Shënim:
Afati I paraqitjes së të gjitha Aplikimeve me dokumentat personale (CV, Diploma të Edukimit të lartë, Gjuhë e Huaj, dokumenta të Gradës shkencore ose Titullit akademik, vëtetime që kandidati është në process të mbrojtjes së gradeë/titullit, dokument që verteton Eksperiencën në punë e të tjera që gjykohen të vlefshme për në konkurs), është deri në datën 30 Qershor 2024 ora 16.00.
Të gjithë kandidatët mund të dërgojnë CV e tyre në adresën: [email protected] , [email protected] , Kontakt Tel. Mob: 069 88 99 999;
Aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Zyra e Burimeve njerëzore për fazat në vijim deri në rekrutimin final të tyre.