Mbështetur në kërkesat për realizimin e programeve të studimit të Fakultetit të Ekonomisë, Drejtësisë dhe Shkencave Sociale, të dy ciklet e studimeve për vitin akademik 2024-2025, nevojat për staf akademik me kohë të plotë (FT) janë si më poshtë:
A. Departamenti i Menaxhimit:
1. Një pedagog me kohë të plotë, me Edukim ne Ekonomiks ose Manaxhim Biznesi me Gradë shkencore ose/dhe Titull akademik.
2.Një pedagog me kohë të plotë, me Edukim në Menaxhim Burimesh Njerzore ose Marketingu ose Turizmi, ose Administrim Publik, me Master i Shkencave, Gradë shkencore Dr, ose në proces, përbën avantazh.
B. Departamenti i Financës dhe Kontabilitetit:
1. Një pedagog me kohë të plotë, me Edukim në Financë-Kontabilitet me Gradë shkencore ose/dhe Titull akademik.
2. Një pedagog me kohë të plotë, me Edukim në Financë-Bankë, me Titull Profesional; ACCA, CFA ose Gradë shkencore, përbën avantazh.
C. Departamenti Drejtësisë dhe Shkencave Sociale:
1. Një pedagog me kohë të plotë, me edukim në Drejtësi, Profili Civile me Gradë dhe/ose Titull akademik, përbën avantazh.
2. Një pedagog me kohë të plotë, me edukim në Drejtësi, Profili Penale me Gradë dhe/ose Titull akademik, përbën avantazh.
Kriteret profesionale për kandidatët për pedagogë të Fakultetit të Ekonomisë, Drejtësisë dhe Shkencave Sociale, duhet të jenë:
- Nota mesatare edukimit të lartë në të gjitha departamentet dhe profilet pa grade, mbi 9 për stafin e fushës Ekonomi dhe mbi 9,5 për fushat e Drejtësisë dhe Shkencave Sociale.
- Të kenë të mbrojtur Gjuhën e Huaj (preferencë ka gjuha Angleze) dhe ta flasin rrjedhshëm atë për nevoja komunikimi dhe dhënie leksionesh e seminaresh,
- Niveli i kërkuar gjuhës së huaj, sipas kritereve të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
- Eksperienca akademike përbën avantazh midis aplikantëve.
- Prioritet në përzgjedhje kanë kandidatët me eksperiencë në: Drejtimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë, të Fakultetit, të Departamentit, të Zyrës së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, të Kurrikulave; të Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë; të Zyrës së Kerkimit Shkencor dhe Projekteve.
- Kandidatët me grada shkencore pranohen të moshës deri 60 vjec.
- Kandidatët me Titull Akademik pranohen deri 67 vjec.
Shënim:
Afati I paraqitjes së të gjitha Aplikimeve me dokumentat personale (CV, Diploma të Edukimit të lartë, Gjuhë e Huaj, dokumenta të Gradës shkencore ose Titullit akademik, vëtetime që kandidati është në process të mbrojtjes së gradeë/titullit, dokument që verteton Eksperiencën në punë e të tjera që gjykohen të vlefshme për në konkurs), është deri në datën 30 Qershor 2024 ora 16.00.
Të gjithë kandidatët mund të dërgojnë CV e tyre në adresën: [email protected] , [email protected] , Kontakt Tel. Mob: 069 88 99 999;
Aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Zyra e Burimeve njerëzore për fazat në vijim deri në rekrutimin final të tyre.